Edhe në një nga konferencat më të rëndësishme për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat dhe elementët e show-t politik.
Gjatë Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel, Rama e nisi fjalën me një përshëndetje në greqisht për zëvendësministren për Çështjet Europiane të Qipros, Marilena Raouna, ndërsa më pas iu drejtua komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, me një shprehje në një variant që vetë ai e pranoi se “nuk ishte saktësisht slloven”.
“E dashur Marilena, agapi mou! Faleminderit shumë, e dashur Marta! Nuk më do mua? Po mendoja të thoja ‘Yubim te’, ‘Yubim te’ nuk është saktësisht varianti slloven, por edhe mund të jetë”, tha Rama mes batutave.
Deklarata e kryeministrit u shoqërua me të qeshura në sallë, ndërsa komisionerja Marta Kos iu afrua dhe e përshëndeti me një puthje.
Rama vijoi më tej me krahasime romantike për raportin e Shqipërisë me Bashkimin Europian, duke e përshkruar integrimin si një “dashuri pa kushte”.
“Duhet të shihni e të mësoni nga dashuria e Shqipërisë për BE, dashuria e pashtershme, pa kushte, dashuri që sjell vuajtje ndonjëherë, por ja ku jemi, por sigurisht jemi shumë të lumtur”, deklaroi kryeministri.
Momentet e tilla nuk janë të reja për Ramën, i cili shpeshherë ka zgjedhur të përdorë humorin, ironinë dhe batutat edhe në samite apo takime të rëndësishme ndërkombëtare. Por këtë herë show-i i tij vjen në një moment kur Shqipëria ndodhet përballë një prej fazave më delikate të negociatave me BE, ku në fokus janë sundimi i ligjit, korrupsioni dhe rezultatet konkrete të reformave.
Me mire te futesh koken ne nje tenxhere me kos te thartuar se te puthesh kosin e BE. Nuk e di, ai Murrizi dike ka quajtur transversite nje nga keto femruckat qe i vijne pas bythe Ramss, mos eshte kjo qe e puth 3 here cdo dite kur takohet me te?