TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Maj 2026, 18:08

"A është kuzhinë apo hale?", Korreshi denoncon gjendjen në spitalin e Lushnjes (Video)

Shkruar nga Pamfleti
"A është kuzhinë apo hale?", Korreshi denoncon gjendjen
Saimir Korreshi
 

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka denoncuar sërish gjendjen në spitalin e Lushnjes, këtë herë duke publikuar pamje nga ambientet e brendshme të institucionit shëndetësor.

Pas deklaratave të bëra më herët në Kuvend lidhur me cilësinë e ushqimit për pacientët, Korreshi është paraqitur personalisht në spital për të inspektuar nga afër kushtet në të cilat përgatitet ushqimi.

Në videon e publikuar prej tij në rrjetet sociale, deputeti ndalet fillimisht në ambientet e kuzhinës së spitalit, për të cilat pretendon se ndodhen në gjendje të rënduar higjieno-sanitare.

“A është kuzhinë apo hale? Përgjigjen le ta japin patronazhistët”, shkruan Korreshi krahas videos.

Deputeti demokrat ka ngritur shqetësime edhe për standardet e shërbimit ndaj pacientëve, ndërsa kërkon reagim nga institucionet përgjegjëse për verifikimin e kushteve në spital.

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga drejtuesit e spitalit të Lushnjes apo nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me akuzat dhe pamjet e publikuara nga deputeti i opozitës.

saimir korreshi pd spitali i lushnjes

2 Komente

  1. L
    Luani

    Komplimente z. Koreshi me modelin live të denoncimeve. Ky po që është model për ti cjerë maskën propogandës së qeverisë, dhe jo si ato kolegët e tu të Pd-së qëvegjetojnë aty në parlament dhe nuk kanë aspak kontakt me bazën ... turp të kenë këto qenefllarë të fëlliqur që mban Saliu aty...pthu farë e keqe.

    1. B
      Babloku

      Po mire mo koresh e Morem vesh si eshte lushnja po pse nuk thua si do ta besh spitalin tamam sic e do ti, beje nje plan koncept dhe tregojua qytetareve si do ta ndryshosh gjendjen qe te te votojne ty e jo bablokun Rama,,, qa te te themi ty tani…!!!??? Hallall qe na tregove si eshte gjendja ne spitalin e lushnjed dhe tani o burra votat vuuuu per PD!!!??? Nuk e besoj

      Lini një Përgjigje