Në 30-vjetorin e zgjedhjeve të 26 Majit 1996, deputeti socialist Erion Braçe ka sulmuar drejtuesit aktualë të Partisë Socialiste, duke i akuzuar se kanë lënë në harresë një nga episodet më të dhunshme të historisë politike në Shqipëri.
Në një reagim të gjatë publik, deputeti socialist akuzon drejtuesit e PS se kanë heshtur përballë një date që lidhet me dhunën barbare dhe masakrën elektorale të vitit 1996.
Braçe ndan qartë socialistët nga drejtuesit aktualë të partisë, duke theksuar se baza e majtë nuk e ka harruar 26 Majin, ndërsa ata që sot drejtojnë PS-në kanë zgjedhur ta kalojnë në heshtje. Ai kujton se shumë prej figurave aktuale politike kanë ndërtuar karrierën mbi sakrificën dhe përplasjen politike të atyre viteve.
Në reagimin e tij, Braçe rikthen edhe historinë personale politike, duke kujtuar se u zgjodh për herë të parë deputet pikërisht në zgjedhjet e 26 Majit 1996. Ai thotë se ka gjetur procesverbalet e asaj kohe, të cilat sipas tij dëshmojnë manipulimin dhe dhunën zgjedhore.
Sulmi i Braçes lexohet edhe si një sinjal politik ndaj drejtimit aktual të selisë rozë, në një kohë kur ai ka artikuluar publikisht ambicien për Tiranën.
Reagimi i plotë i Erion Braçes:
“26 MAJ 1996-26 MAJ 2026
30 VITE NGA ZGJEDHJET ME TE DHUNSHME,
ME TE PERGJAKSHME, NE HISTORINE E RE TE SHQIPERISE!
UDHEHEQESIT SOCIALISTE HARROJNE, SOCIALISTET JO!
Per te gjithe ata qe ne 26 Maj nuk kishin lindur, padija eshte e mirekuptuar. Por secili duhet te kuptoje se qendresa e burrave e grave te 26 Majit, ndryshoi rrjedhen e historise ne kete vend, pershpejtoi rrezimin e nje regjimi KRIMINAL qe po vidhte dhe vriste. Per te gjithe ata qe ne 26 Maj ishin te mitur, pane prinderit e tyre te masakroheshin pasi ju kishin marre gjithcka, perfshi punen dhe sot drejtojne, harresa eshte e pafalshme. Por secili prej tyre duhet te kuptoje qe historia e Partise Socialiste nuk nis me ta. Per gjithe te tjeret qe e dine ceshte 26 Maji, e kane jetuar, kane mesuar per te por nuk e kane provuar, harresa nuk eshte politike. Secili prej tyre duhet te kuptoj se eshte gjaku i socialisteve, popullit te majte te masakruar ne 26 Maj ne mes; gjaku nuk eshte uje, nuk behet uje, nuk shuhet me uje, nuk falet!
SOT, UNE BEJ 30 VITE I ZGJEDHUR, ME VOTE TE SOCIALISTEVE, TE MAJTEVE, TE NJEREZVE QE KANE BESUAR NE NENTE PALE ZGJEDHJE!
Kam kerkuar disa here ne 30 vite procesverbalet e zgjedhjeve te 26 Majit; me ne fund i gjeta; Une u zgjodha per here te pare ne keto zgjedhje, keto proces verbale hartuar pas dhunes barbare e masakres elektorale e deshmojne.
Jane te gjithe njesoj-tregojne se kane votuar 95, 96 deri ne 100% te listes se votuesve; jane te korrigjuar dhe deshmojne masakren dhe pas masakren; dy kohe, ne te paren une isha humbes, ne te dyten isha fitues-groteske por me gjak.
Nga Qershori i 1997tes, ne 2001, 2005, 2009, 2013, 2017, 2021, 2025, tete here rresht une jam paraqitur ne zgjedhje, jam zgjedhur me vote te socialisteve, te majteve e njerezve qe kane besuar; kam qendruar e jam munduar te bej punen, me peshkushtim e besnikeri ndaj ketyre njerezve ne Polican, BERAT, Kucove, Ure, Divjake, Lushnje FIER; kete pu bej edhe ne TIRANE; JAM ENDE NE BORXH ME SECILIN VOTUES, SOCIALIST E JO VETEM, KESHTU DO JETE GJITHE JETEN!”
Ore beri mire Sala dhe tashti edhe Rama qe ju ja kthyer ne levere dhe ju ka bere te mundur qe jo vetem doren por dhe kembet ngrini me telekonande te Rames, per cdo vendim, ligj apo investitor strategjik qe Rama do. Nuk keni bzajtur per 1 dekade e gjysem ndaj veprimeve arbitrare te shefir tuaj padron. Nje fjale nuk tha askush, te tregonit dinjitetin tuaj, por votonit kokeulur dhe argunentoni per opinionin publik qendrimet, veprimet, shperdorimet e Rames. Tani cfaredo qe te thoni, nuk ka vlere. Eshte shuuuume von! Ai do tju flaki si mbeturina nje e nga nje dhe do beje si ti doje qejfi. Edhe tyja Brace, qe vetem u ke ardhur rrotull problemeve, por asnjehere nuk u bere burre te thoshnje se cpo ben keshtu kjo qeveri...Ku po shkojne parate e popullit? Kush po i ngre keto kulla e keto cmime? Po populli si e perballon dhe perjeton kete situate? Ju jeni nga ata qe pasi tju hedhi ndonje kocke per ta lepire, ju perseri i thurni kavde. Po tani ai nuk ka nevoje per juve, se ka Berishen dhe 50 petritat e tij , te punesuar nga Berisha permes atyre listave te mbyllura, qe ju nuk patet guximin ti kundershtonit.. Prandaj priteni me qetesi ate pensionin e majm qe do merrni, kur Rama tu nxjerri nga listat e tij famekeqe. Ju e dimi me mire se ne, qe ketu nuk ka shtet te vertete, nuk ka arsim te vertete, nuk ka polici te vertete, nuk ka drejtesi te vertete etj etj, por vetem deshira te Rames qe urdherohen permes telefonit per ti zbatuar vartesit e tij kudo qe jane.