TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Maj 2026, 13:10

“Zgjedhjet e PD, farsa më e shëmtuar”, Salianji shpërthen ndaj Berishës: Nuk votuan më shumë se 5 mijë anëtarë

Shkruar nga Pamfleti
“Zgjedhjet e PD, farsa më e shëmtuar”, Salianji
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka artikuluar akuza të forta ndaj procesit për zgjedhjen e kreut të PD-së, të zhvilluar më 23 maj, duke e cilësuar atë si një “farsë” dhe duke vënë në diskutim legjitimitetin e çdo vendimmarrjeje të marrë nga Sali Berisha.

Në një konferencë për mediat të mbajtur këtë të martë, 26 maj, Salianji u shpreh se kandidaturat janë penguar si në mënyrë direkte ashtu edhe indirekte, ndërsa procedurat e ndjekura, sipas tij, nuk kanë respektuar standardet dhe statutin e Partisë Demokratike.

Ai akuzoi drejtimin aktual të PD-së për mbyllje të garës së brendshme dhe përdorim të partisë për interesa personale, duke theksuar se pjesëmarrja në votim ka qenë shumë e ulët dhe se demokratët e kanë bojkotuar masivisht procesin.

“Çdo vendimmarrje e marrë nga Sali Berisha ligjërisht është nul. Kandidaturat u penguan në mënyrë direkte apo indirekte. Sapo kam filluar të shpreh kritikat ndaj Sali Berishës ka nisur një batërdi me sulme. Afatet dhe procedurat e kandidimit janë ndjekur pa standarde pa asnjë. U shpik një term referendum që nuk ekziston për asnjë.

Në vend që PD të hapet, u zgjodh rruga e mbylljes, për ta përdorur për interesa personale. Një parti që nuk pranon garën brenda vetes, fatkeqësisht nuk mund të bindë as shqiptarët që mund të qeverisë. Problemi në këtë rast nuk është vetëm një individ, ka një brez tjetër, ka një mendësi tjetër. Bindja ime dhe e mbështetësve është që të shembim një model politik, ku nuk ka qarkullim elitash. Kemi nevojë për një PD ku respektohen rregullta, gara është reale dhe askush nuk është mbi statutin e PD.

Kjo nuk është betejë për një karrige personale, që nuk e bëj as unë dhe askush në PD që mendon ndryshe. PD dhe drejtuesit e PD-së është e padrejtës që t’u kërkosh qytetarëve shqiptarë, që të mos konfirmohen, që të përballen me regjimin, ndërkohë që për një karrige dhe disa privilegje të vogla nuk ka guxim që të përballen.

Më lini të flas pak për ditën e votimit, nëse mund të quhet e tillë, sepse ishte farsa më e shëmtuar. Shifrat tregojnë një braktisje masive të demokratëve. Pjesëmarrja ishte më pak se minimalja. Nuk kanë marrë pjesë në të gjithë Shqipërinë më shumë se sa 5 mijë anëtarë.

Jemi të gjithë të dëshpëruar nga pengmarrja e PD-së nga Sali Berisha për interesat e tij personale. Rinovimi nuk është përçarje, por mekanizëm jetik. Gara është dhe duhet të ishte oksigjen për Partinë Demokratike. Mendimi ndryshe nuk duhet përjashtuar dhe as penalizuar, por duhet dëgjuar. Demokratët kanë nevojë që të ndihen pjesë e vendimmarrjes.

Nëse duam që të bindim shqiptarët se mund të demokratizojmë Shqipërinë, duhet më së pari të demokratizojmë PD. Kjo nuk është një betejë për një karrige, nuk kam asnjë pakënaqësi në karriere, por për shkak të sakrificave, PD duhet të ndahet nga ky model i llahtarshëm, që nuk ka parimet e shtetit të së drejtës. Demokratët e kanë braktisur këtë farsë, institucionet e brendshme të PD kanë rënë. Kam dërguar një shkresë në PD, pashë që një anëtar atje kishte marrë 5 kulla. Jemi në regjimin Rama-Berisha. Berisha është kamerdarja e shpëtimit të Edi Ramës.

Partia Demokratike nuk është vetëm e Sali Berishës. Askush nuk kërkon përçarje, përkundrazi. Nëse PD vazhdon të identifikohet vetëm me konfliktin dhe hakmarrjen do e ketë të pamundur që të integrohen në elektoratin gri. Shqipëria ka nevojë për një opozitë të madhe dhe gjithëpërfshirëse. Vetëm duke pranuar pluralizmin brenda vetes PD mund të bindë shqiptarët se është e gatshme që të qeverisë. Interesi im është që PD të jetë fituese. Nëse nuk reagojmë sot, do të jetë shumë vonë nesër”, u shpreh Salianji.

1 Komente

  1. A
    Ani

    Ky kapi shkopin e bejsbollit për të përzënë Berishën( apo u harrua). Tani ja ha mendja se ky është i vetmi "shpitimtar" i PD-së. Fiks si Batoni,që e keqja e gjendjes së mjerueshme e Shqipërisë është Berisha. Hahahaha

    Lini një Përgjigje