Vizita e Nikos Dendias në Tiranë shënon rikthimin e palëve në bisedime për ndarjen e kufirit detar.
Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias në një deklaratë në rrjetet sociale ka zbardhur detaje tjera pas vizitës së tij në Shqipëri, ku u takua me kryeministrin Edi Rama, homologun Ermal Nufi dhe Kryepeshkopin Joan.
Dendias bën me dije se ka diskutuar me Nufin për thellimin e marrëdhënieve në fushën e mbrojtjes dhe e ka ftuar për një vizitë në Athinë.
Ndërsa me Ramën, ministri grek thotë se diskutoi panoramën më të gjerë gjeopolitike dhe situatën në Mesdheun Lindor.
“Pata kënaqësinë të diskutoj me homologun tim shqiptar, Ermal Nufi, për thellimin e marrëdhënieve tona në fushën e mbrojtjes dhe ta ftoj atë për një vizitë në Athinë. Patëm mundësinë të biem dakord për një interpretim të përbashkët të sfidave gjeopolitike me të cilat përballet rajoni ynë më i gjerë dhe të shqyrtojmë se çfarë sinergjish mund të gjejmë në kuadër të NATO-s, si edhe në kontekstin e rrugës së Shqipërisë drejt familjes europiane. Se ku mund të ndihmojmë ne dhe ku Shqipëria mund të na ofrojë përvojën e saj nga sulmet kibernetike me të cilat është përballur muajt e fundit.
Gjithashtu pata nderin të pritem nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe të diskutojmë panoramën më të gjerë gjeopolitike dhe situatën në Mesdheun Lindor, si edhe të marr bekimin e Kryepeshkopit Joan, pasardhësit të të ndjerit Anastas, të cilin të gjithë e kujtojmë me respekt të madh”, shkruan Dendias në “X”.
I had the pleasure of discussing with my Albanian counterpart, Ermal Nufi, the deepening of our defence relations and inviting him to visit Athens.
— Nikos Dendias (@NikosDendias) May 25, 2026
We had the opportunity to agree on a common interpretation of the geopolitical challenges facing our wider region and to examine… pic.twitter.com/7QUsqzoCiz
Edhe kryeministri Edi Rama dha një mesazh të shkurtër në profilin e tij në Facebook, pas takimit në Tiranë me ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias.
“Një mik i çmuar dhe një mbështetës i palëkundur i partneritetit strategjik mes Shqipërisë e Greqisë”, për të vijuar më pas me një fjali në greqisht: “Faleminderit shumë, i dashur Niko. Udhëtim të mbarë dhe të sigurt për në shtëpi”.
Vizita e Nikos Dendias në Tiranë shënon rikthimin e palëve në bisedime për ndarjen e kufirit detar. Që prej rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese e marrëveshjes së firmosur nga qeveria Berisha në Tiranë, çdo përpjekje tjetër e qeverive të kryeministrit Rama ka dështuar.
PO SHUME MIK I CMUAR SEPSE MORI ATE QE DONTE PO SHQIPERIA ZOTI KRYEMINISTER CFARE MORI? A PO VETEM EMIGRATE ATE MERR SHQIPERIA SE TE DUHET PER TE ZEVENDESUAR ATE QE KA MBETUR O RRACE E NDYRE KOMUNISTE.
duhet zhduk urgjent nga diplomacia agjenti spiun dhe ndyrsira e Shqiperise FERID HOXHA ndryshe ka mar fund
Te gjitha jane gënjeshtra te ketyre klyshve antishqiptar. Te vetmin qellim greqiret dhe Ramuti kane shkombetarizimin e Jugut dhe grekqirizimin e Shqiperi deri ne Tirane. A ka njerz te lexuar ne shqiptari, apo te gjithe dele jane?
Sa takime të këndshme e të lezetshme patën vëllai me vëllanë atje në Tiranë...????????????????????????????????????????U kënaqën duke i parë..