TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Maj 2026, 20:56

"Je në rreth të kuq", Berisha i përgjigjet Ramës: Raporti i IBAR kaloi për shkaqe gjeopolitike!

Shkruar nga Pamfleti
"Je në rreth të kuq", Berisha i përgjigjet Ramës:
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu përgjigj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për integrimin europian dhe raportin e IBAR-it, duke deklaruar se miratimi i tij erdhi për shkaqe gjeopolitike dhe jo si rezultat i qeverisjes së socialistëve.

Gjatë fjalës së mbajtur në “foltoren” para Kryeministrisë, Berisha tha se përmbajtja e raportit përbën një goditje të fortë për qeverinë e Ramës, ndërsa e akuzoi atë për lidhje me korrupsionin, oligarkët dhe kartelet e drogës.

Berisha u shpreh se Rama është tmerruar nga referendumi i organizuar nga opozita, duke e cilësuar atë si provë të forcës dhe vendosmërisë së demokratëve. 

“Nesër, Edi Rama shkon në Bruksel për konferencën ndërqeveritare për IBAR-in. Raporti i ri është raporti në të cilin Edi Rama gjen Lindat e tij të përdëllyera dhe të përdëlira, gjen kartelet e drogës, gjen mafien, gjen oligarkët, gjen censurën,” deklaroi Berisha.

Kreu i PD-së theksoi se raporti u miratua për shkak të interesit strategjik të Bashkimit Europian për rajonin.

“Po, ka një faktor gjeopolitik dhe ky rajon do i përkasë BE-së dhe ky është një vlerësim jashtëzakonisht i drejtë historik dhe me interes shumë të madh për kombet tona. Por me përmbajtjen e tij, Edi Rama është në rreth të kuq,” u shpreh ai.

Berisha reagoi edhe ndaj deklaratave të Ramës për forcën e Partisë Socialiste dhe integrimin europian, duke thënë se opozita është më e fortë dhe më e vendosur se kurrë.

“Edi Rama, referendumi i demokratëve të ka tmerruar. E ke ndjerë gjer në palcë. Bëre gjithçka ta përbaltësh, por të dhanë përgjigjen më të merituar,” tha Berisha.

Sipas tij, opozita përfaqëson “shpresën më të fuqishme”, ndërsa shtoi se demokratët do ta çojnë deri në fund betejën e tyre politike.

“Tani zëri ynë është më i fortë se kurrë. Vullneti ynë është më i fuqishëm se kurrë. Vendosmëria jonë është më e madhe se kurrë,” përfundoi kreu i PD-së.

sali berisha pd

1 Komente

  1. A
    Argjita Dhipi

    Po ti mor CARI

    Lini një Përgjigje