Kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka paralajmëruar nga Durrësi një takim me kancelarin gjerman Friedrich Merz.
Rama deklaroi se pas disa ditësh do të ndajë më shumë detaje nga takimi që do të zhvillojë me kancelarin e Gjermanisë, duke e lidhur këtë me imazhin e ri të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
“Si mund të krahasohet Shqipëria e armatosur në marrëzinë e verbërisë së shkaktuar nga mashtrimi më i madh në historinë e Europës me Shqipërinë e mëpasshme, e cila nuk mund të ishte pa 1001 gropa, por ishte një Shqipëri që u riangazhua me të ardhmen dhe bëri për të rivendosur rregull në tokën që deri në atë moment ishte hapur dhe ishte bërë humnerë.
Këto raporte të PS-së me të shkuarën, me interesin shqiptar, me botën vetë, janë raporte thelbësore që janë të shkruara në ADN dhe duhet të kujdesemi të mbeten në vëmendje. Ata që flasin për ne s’e kanë idenë se çfarë flasin, ata që përgatiten për t’u përballur me ne as nuk e kanë idenë. PS është një oqean që e ngre dallgën çdo herë e më lart, sepse PS është e vetëdijshme për sfidën që ka dhe për malin që duhet të ngjisë. Këtë sfidë dhe këtë mal për t’u ngjitur nuk e delegon dot njeri. PS do e bëjë Shqipërinë Europë.
Pas disa ditësh do t’ju çoj si përshëndetje një informacion të detajuar nga takimi që do kem me kancelarin e Gjermanisë. Sot ne përfaqësojmë Shqipërinë me forcën e transformimit dhe imazhin e transformuar.”-u shpreh Rama.
Po ashtu Rama sulmoi edhe opozitën, duke rikthyer në vëmendje periudhën e luftës në Kosovë. Ai tha se Partia Socialiste ka qenë mbështetëse e hershme e misionit të UÇK-së, ndërsa akuzoi kundërshtarët politikë se kanë furnizuar me naftë regjimin e Slobodan Millosheviçit.
“Shembulli më ulëritës i këtij fakti është që ata të cilët e mallkonin PS që në krye të herës si një parti të Beogradit, ishin ata që bënë para duke i shitur naftë makinës së spastrimit etnik të Millosheviçit, kurse PS ishte ajo që në krye të herës mbështeti misionin e UÇK.
PS duan apo nuk duan ata, është partia që mund të krenohen sot sepse është partia që u ka ngritur kokën shqiptarëve në të gjithë botën. Për ne respekti është një çështje reciprociteti.
Në jemi një vend i vogël, dhe jo në vend shumë i pasur, ne i shohim me respekt dhe pretendojmë prej tyre vetëm respekt”, tha kryesocialisti.
Jemi shquar per besen si popull. Besa na ka mbajtur qe te familja deri te kombi e ndoshta edhe te Mafia po tia shohesh origjinen. Keta sorrollopet e sotem jane si ata kalamajte e vegjel qe spiunojne te mesuesi cfare beri shoku. Sa turp qe jemi Shqiptare na moren nderin, burrerine e fytyren keta halera.