TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Maj 2026, 18:28

Dendias zbardh detaje nga vizita në Tiranë: Folëm për Himarën, aty ku kam edhe origjinën

Shkruar nga Pamfleti
Dendias zbardh detaje nga vizita në Tiranë: Folëm për
Dendias-Rama

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, Nikos Dendias, ka reaguar publikisht pas vizitës së tij zyrtare në Tiranë, ku zhvilloi takime me kryeministrin Edi Rama dhe homologun shqiptar, Ermal Nufi.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Dendias bëri të ditur se gjatë takimit me kryeministrin Rama u diskutua situata gjeopolitike në rajon, si dhe forcimi i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë.

U prita nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të vizitës sime në Tiranë. Analizuam situatën më të gjerë gjeopolitike në rajonin tonë”, shkroi ministri grek.

Në deklaratën e tij, Dendias ndaloi edhe te Himara, duke theksuar lidhjen personale që pretendon me zonën, si dhe rolin e minoritetit grek në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Kisha mundësinë të flas për Himarën, nga ku konsideroj se kam origjinën time të hershme, dhe të përsëris qëndrimin tim se Minoriteti Etnik Grek është urë miqësie mes dy shteteve dhe popujve”, deklaroi ai.

Paralelisht, ministri grek komentoi edhe takimin me ministrin shqiptar të Mbrojtjes, Ermal Nufi, ku sipas tij palët ranë dakord për mbledhjen e menjëhershme të Komisionit të Përbashkët të Ekspertëve për Varrezat Ushtarake.

Gjatë takimit me homologun tim shqiptar, Ermal Nufi, ramë dakord për thirrjen e menjëhershme të Komisionit të Përbashkët të Ekspertëve për Varrezat Ushtarake”, u shpreh Dendias.

Sipas tij, bisedimet u fokusuan në forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, në kuadër të NATO-s, si dhe në çështjet që lidhen me menaxhimin dhe mirëmbajtjen e varrezave të ushtarëve grekë në territorin shqiptar.

Çështja e varrezave ushtarake mbetet një nga temat më sensitive në raportet mes Athinës dhe Tiranës, ndërsa deklaratat e Dendias për Himarën dhe minoritetin grek pritet të rikthejnë debatet politike në të dy vendet.

dendias rama

2 Komente

  1. A
    ARGITA

    Nuk ju mjaftojne varrezat qe keni, pse ju duhen edhe te tjera ...

    1. l
      li

      po tani na dole se paske origjinën tende të hershme ne himare po ate kur do ua jape ku qe na drejton se vetem burre shteti nuk eshte, eshte vetem nje klloun qe i duket vetja lider botror qe ka ca pensioniste qe i perdor per vota dhe ka mbeshtetjen e ca ylberave qe kjo po qe eshte partia e tyre njerez pa dinjitet.

      Lini një Përgjigje