Kryeministri Rama gjatë vizitës së fundit në Greqi, tha se kontestimi i marrëveshjes në Gjykatën Kushtetuese kur ai ishte në opozitë, ishte më së shumti shfrytëzim i një momenti politik.
Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias ka përfunduar takimin me kryeminstrin Edi Rama në Kryeministri.
Dendias është takuar fillimisht me homologun e tij shqiptar Ermal Nufi, para takimit kokë më kokë me Ramën.
Vizita e Dendias në Tiranë ka për qëllim një marrjeveshje për ndarjen e kufirit detar, çështje kjo që prej rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese e marrëveshjes së firmosur nga qeveria Berisha në Tiranë.
“Me Ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias, një mik i çmuar dhe një mbështetës i palëkundur i partneritetit strategjik mes Shqipërisë e Greqisë”, shkoi Rama në rrjetet sociale.
Pak vite më parë palët ranë dakord që çështjen ta zgjidhnin me Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, por ekipet negociatore nuk u ngritën kurrë për ta përgatitur këtë proces.
Në qendër të diskutimeve që po rinisin pritet të jetë përgatitja e një marrëveshjeje formale që do t’u lejonte të dy vendeve t’ia paraqisnin gjykimit ndërkombëtar mosmarrëveshjen e tyre mbi shelfin kontinental dhe Zonën Ekonomike Ekskluzive.
Athina dhe Tirana po kërkojnë të përfitojnë nga ajo që zyrtarët grekë e përshkruajnë si një fazë pozitive në marrëdhëniet dypalëshe.
Përballë gatishmërisë së palës shqiptare për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështjeje, Greqia, nga ana e saj, ka konfirmuar mbështetjen ndaj vendit tonë në Bashkimin Europian.
Vetë kryeministri Rama gjatë vizitës së fundit në Greqi, tha se kontestimi i marrëveshjes në Gjykatën Kushtetuese kur ai ishte në opozitë, ishte më së shumti shfrytëzim i një momenti politik.
Ndërkohë Sali Berisha tha që marrëveshje e detit mes dy vendeve minohet nga ai që e quajti “qëndrimin absolutisht i papërgjegjshëm të Edi Ramës dhe qeverisë së tij”.
“Edi Rama, për llogari të palëve të treta, bëri gjithçka që të sabotonte marrëveshjen e arritur para vitit 2013 me palën greke. E kam theksuar dhe e theksoj se ajo ishte një marrëveshje ku të dy palët fitonin, ishte win-win marrëveshje”, tha Berisha për mediat.
Lini një Përgjigje