TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Maj 2026, 13:15

Paradoksi/ 37 mijë qytetarë e votuan pro, por nuk shkojnë në portesta; Berisha pa përgjigje konkrete  

Shkruar nga Pamfleti
Paradoksi/ 37 mijë qytetarë e votuan pro, por nuk shkojnë në
Sali Berisha

Kreu i PD Sali Berisha, mori mbi 37 mijë vota pro qëndrimit në postin e drejtuesit të partisë.
I pyetur nga gazetarët gjatë konferencës për mediat, mbi faktin se pse një numër kaq i lartë i anëtarëve të PD shkojnë në kutitë e votimit por jo në protestat e thirrura nga PD, Berisha

Gazetari: 37 mijë demokratë ishin pro që ju të ishit kreu i PD. 20 mijë qytetarë po e quaj, pse nuk janë në protestat e PD?

Sali Berisha: Po të mos ishin këta anëtarë të PD, Ballukun do ta kishe dopjo zv kryeministre. Po të mos ishin këta anëtarë të PD me qendresën e tyre, Ramën do ta kishe yll të integrimit, narkodikatorin e Shqipërisë, korrupsioni nga vjedhje do të quhej virtyt. Ndaj njerëzisht të kërkoj t’u jesh mirënjohës atyre që janë aty. Nëse dalin 30 mijë, 50 mijë apo 15 mijë për mua nuk ka dallim të madh. Ata janë gati të qendrojnë përballë regjimit për jetë a vdekje. Ajo që është kapitale është se opozita për 2 arsye madhore, për farsën zgjedhore ka nisur serinë e pandalshme të kryengritjes paqësore, që do të vijojë deri në realizimin e qëllimeve tona. Jemi në kushte të diktaturës autoritare.

sali berisha zgjedhjet ne pd

Lini një Përgjigje