
Greqia ka kërkuar rifillimin e negociatave me Shqipërinë lidhur me çështjen e kufirit detar.
Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, ka mbërritur në Kryeministri, ku pritet të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama.
Pas mbërritjes në Tiranë, diplomati grek u takua fillimisht me homologun e tij shqiptar, Ermal Nufi. Gjatë takimit, dy zyrtarët diskutuan mbi bashkëpunimin dypalësh në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë rajonale.
Gjashtë vite më parë, si ministër i jashtëm i Greqisë , Dendias ra dakord në Tiranë për ta zgjidhur çështjen e “Detit” në Gjykatën Ndërkombëtare.
Lini një Përgjigje