Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar pas sulmit masiv me dronë dhe raketa të ndërmarrë nga Rusia ndaj Kievit, gjatë të cilit u godit edhe kompleksi rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Ukrainë.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, BE dënoi ashpër sulmin, duke theksuar se nga goditja është vënë në rrezik edhe jeta e ambasadorit të Shqipërisë në Kiev.
Delegacioni europian e cilësoi sulmin si të papërgjegjshëm dhe si një tjetër dëshmi të brutalitetit të luftës së nisur nga Rusia kundër Ukrainës. Në reagim u shpreh gjithashtu solidariteti i plotë me Ukrainën dhe Shqipërinë.
“Delegacioni i Bashkimit Evropian dënon me forcën më të madhe sulmin me dronë dhe raketa të kryer gjatë natës nga Rusia ndaj Kievit, i cili shkaktoi disa viktima dhe goditi gjithashtu rezidencën e Ambasadorit të Shqipërisë në Ukrainë, duke vënë në rrezik jetën e tij. Ky sulm i papërgjegjshëm na kujton edhe një herë brutalitetin e luftës së paprovokuar dhe të pajustifikuar të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Ne qëndrojmë në solidaritet me Ukrainën dhe Shqipërinë”, thuhet në reagim.
Sulmi rus në Kiev ka sjellë reagime të shumta ndërkombëtare, ndërsa më herët edhe Ministria e Jashtme shqiptare thirri ambasadorin rus në Tiranë dhe i dorëzoi notë verbale proteste.
Meqenese Ambasadori i ri Amerikan ne Shqiperi eshte gjeneral ushtarak Ruset si duket bene nje paralajmerim ndaj Shqiperise, te kete kujdes.