Partia Demokratike nuk po lufton më vetëm për të ardhur në pushtet, por për të kuptuar nëse është ende një parti politike apo thjesht prona private e një njeriu të vetëm...
Rizgjedhja e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike me 96 për qind të votave nuk prodhoi asnjë surprizë politike. Përkundrazi, ajo konfirmoi edhe njëherë mënyrën sesi funksionon sot partia më e madhe opozitare në Shqipëri: si një strukturë e kontrolluar totalisht nga lideri i saj historik, ku gara politike duket më shumë formale sesa reale.
Përjashtimi nga gara i të gjithë atyre që shpallën kandidaturën për drejtimin e PD-së dhe procesi i menaxhuar deri në rizgjedhjen e Berishës në krye të partisë, krijuan përshtypjen e një partie ku pluralizmi i brendshëm është zëvendësuar nga bindja ndaj kryetarit. Në vend të një gare idesh apo alternativash, procesi u mbyll me një rezultat tipik të partive të centralizuara, ku lideri rikonfirmohet pothuajse unanimisht.
Pas më shumë se tre dekadash në krye të Partisë Demokratike, Berisha jo vetëm që u rikthye sërish në drejtim, por dha edhe sinjalin se PD-ja është shndërruar tashmë në një pronë personale, ku çdo zë kundër neutralizohet përpara se të hyjë në garë.
Nga ana tjetër, në Kosovë u dha një shembull krejt tjetër i kulturës politike. Pas humbjeve të njëpasnjëshme në zgjedhjet parlamentare, Ramush Haradinaj dha dorëheqjen nga drejtimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në shkurt të këtij viti, duke marrë përgjegjësi politike për rezultatin.
Sot, gjatë Kuvendit të AAK-së, Ardian Gjini u konfirmua si kryetari i ri i partisë, duke vulosur tranzicionin në drejtim dhe duke treguar se rotacioni brenda partive mund të ndodhë edhe në hapësirën politike shqiptare.
Kontrasti mes dy zhvillimeve politike në Tiranë dhe Prishtinë është më shumë sesa thjesht ndryshim kulturash partiake; ai është pasqyrë e mënyrës sesi konceptohet pushteti në dy realitete shqiptare. Në Kosovë, humbja prodhoi reflektim dhe dorëheqje. Në Shqipëri, humbja prodhoi edhe më shumë kontroll mbi partinë. Kjo është diferenca mes një force politike që e konsideron veten institucion dhe një tjetre që sillet si pronë e liderit.
Në PD-në e Berishës mbetet e njëjta situatë, çdo humbje, çdo krizë përdoret për të forcuar kontrollin dhe çdo zë alternativ përjashtohet para se të sfidojë realisht. “96 për qind” nuk tingëllon si triumf demokratik, por si shifra që prodhojnë sistemet ku gara është mbyllur paraprakisht.
Mesazhi që vjen nga Kosova për Sali Berishën është i qartë: lideri nuk është partia. Në demokraci, kryetari largohet kur nuk bind më qytetarët, nuk rikthehet pafundësisht duke eliminuar kundërshtarët e brendshëm. Sepse një parti që nuk pranon ndryshimin brenda vetes, vështirë se mund t’i premtojë ndryshim një vendi të tërë.
Dhe pikërisht këtu nis drama e sotme e opozitës shqiptare: Partia Demokratike nuk po lufton më vetëm për të ardhur në pushtet, por për të kuptuar nëse është ende një parti politike apo thjesht prona private e një njeriu të vetëm./Pamfleti
Sipas kimisë, po bashkove acidin me bazën, rezultati është ujë dhe kripë Ujë dhe vkripë ishte rezultati për Shqipërinë armiqësi/dashuria e PS nr 1 me PS nr 2 Ndonëse e respektoj Berishën si intelektual, e nxori opozitën nga shinat në mënyrën më të dëmshme, jo për të se palokërat do vegjetojnë, por për Kombin.
Si mund ta quash intelektual nje kafshe, jo njeri qe shkaterroi nje vend!? Edhe si doktor kam degjuar njerez qe kane qene paciente te tij se nuk ishte Nr1 e Nr2...
Lamush Lopa Pevacica i Radojcicit edhe pse nuke ka Kandidat eshte udheheqsi qe komandone partin mose ja futni kote duhet te Hape doreheqje totale e mose te mirret me politik edhe Pdkuqka poashtu komandohet nga Haga