TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Maj 2026, 19:40

"PD nuk ekziston më", Kadilli: Është kthyer në partinë e Berishës dhe berishistëve

Shkruar nga Pamfleti

"PD nuk ekziston më", Kadilli: Është kthyer në

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, ka kritikuar situatën aktuale në PD. Ai ka deklaruar se partia ka humbur frymën demokratike dhe është shndërruar në një strukturë të dominuar nga një individ i vetëm.

Kadilli komentoi procesin zgjedhor brenda Partisë Demokratike, ku Sali Berisha u rikonfirmua në krye të partisë. Ai i cilësoi zgjedhjet si një “teatër”, duke shtuar se realisht PD-ja sot funksionon si 'partia e Berishës dhe e berishistëve'.

Sipas Kadillit, problemi kryesor qëndron tek fakti se partia nuk ndërtohet më mbi institucione dhe parime demokratike, por mbi figurën e një lideri të vetëm.

Ai tha gjithashtu se rikthimi i Berishës pas largimit të Lulzim Bashës nuk solli ndryshim real, por vetëm thelloi krizën dhe përçarjet brenda selisë blu.

Kadilli deklaroi se një pjesë e madhe e demokratëve vazhdojnë ta mbështesin Berishën, pavarësisht qëndrimeve të aleatëve ndërkombëtarë, duke e konsideruar këtë si triumf të “berishizmit” brenda partisë.

“Partia që sot quhet PD është partia e Berishës dhe e berishistëve. Partia ka pasur një bërthamë berishiste dhe kjo mbetet e lidhur drejtpërdrejt me individin. Kjo nuk është ngjarje e mirë, por është një realitet. U katandis në një parti që është kthyer nga trashëgimia më e keqe, partia e individit”, u shpreh Kadilli për "Abc News".

Ai shtoi më tej se zgjedhjet për kryetar nuk kanë më kuptim sa kohë Berisha vazhdon të drejtojë partinë, duke ironizuar se në statut mund të vendoset një “nen Berisha”, sipas të cilit nuk do të ketë zgjedhje për aq kohë sa ai të jetë në krye të PD-së.

Në vijim të deklaratës së tij, Kadilli tha se rikthimi i Berishës ishte “dëmi kryesor” që iu bë Partisë Demokratike, pasi sipas tij kjo ka dëmtuar të ardhmen politike të forcës opozitare dhe raportin e saj me partnerët strategjikë ndërkombëtarë.

“Forma të partive personale ka edhe në botë, por do thoja që atë që u quajt neni Basha ta zëvendësojnë, neni Berisha dhe sa kohë të jetë Berisha të mos ketë zgjedhje. Do të ishte më serioze të mos bënin zgjedhje. Unë e kam thënë që kthimi i Berishës për të zëvendësuar Bashën, ishte po e njëjta gjë dhe ishte dëmi kryesor që iu PD. Një pjesë e madhe atje zgjodhën Berishën edhe pse do ishin përballë aleatit strategjik, Amerikës apo BE, e zgjodhën sepse janë berishistë. Berisha i vrau të ardhmen partisë”, deklaroi ish-deputeti i PD.

ish-deputeti i partisë demokratike fatbardh kadilli pd

3 Komente

  1. t
    tradita

    Shumë njerez nuk kuptojnë si funksionon demikracia në Partinë Demokratike. Ka disa kode kununore: Shumë nga ata qe nuk e njohin kanuni thonë eshtë i dhunshëm shtyped i pa drejtë. Ja një normë: gjithkush peshon ksterqind derhen në kandar të vete. I thua a je burrë e të thotë- të paca me nder. Kjo eshrë normë në Pd një barazi e plotë ne mes anëtareve. Fjala e dhenë është e shënjtë si edhe përzgjedhja përgjegjesi individuale. Mos mos pre në besë askend. Mos tradhto Mos folë paskrahëve Merru së pari me phnët tuaja Mat e pre. Mat dy herë Lajmsi nuk ka faj Mikun mos e ban zot shpie në shtepinë tende Shumë njerëz nuk i vrejnë keto tek Pd.

    1. L
      LIRIA e Saliut

      TURP, ESHTE TRANSFORMUAR NE SH.P.K

      1. L
        Luan Lela

        PD nuk ka qenë kurrë parti politike.Kjo organizatë ju dha si pronë nga byroja politike Saliut për të bërë një zbritje të butë nga komunizmi ekstrem në një anarshi ekstreme,në mënyrë që të mbahej pushteti ekonomik nga pinjollët e Byrosë.Sigurimi i Shtetit i afroi grupin e madh të rrugaçëve dhe kriminelëve që kishte skeduar dhe kështu u krijua fiction i pluralizmit dhe demokracisë. Tropojani Berisha,siç ja do krahina,i tradhëtoi byroistët dhe Ramizin dhe i burgosi sapo erdhi në pushtet dhe prandaj ata e rrëzuan më 1997. Nano e respektoi marrëveshjen e San Egidios më vonë,por Edi Rama jo. Ai zotëroi çdo pushtet dhe e nënshtroi Berishën me ndihmën e ndërkombëtarëve duke e kapur te korrupsioni i familjes Berisha. Filmi ka mbaruar,dhe Kadilli pavarësisht se kush është ka të drejtë. Kushdo që qendron pas Saliut e bën ose nga frika( ai e ka bërë me prona) ose nga qejfi të dëgjojë pordhët e një plaku.

        Lini një Përgjigje