Ish-deputetja demokrate Flurura Açka ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, ku dy ditë më parë, përmes një referendumi u rikonfirmua Sali Berisha si kryetar i kësaj partie.
Açka shprehet se Berisha mendon se e ka PD-në pronën e tij, ndaj Shqipërisë i duhet një pol i tretë politik, që duhet të rifreskojë demokracinë në vend.
Në një intervistë për Radar.al, Açka shprehet se PD është shndërruar në një bandë me mendësi komuniste, duke theksuar se ajo është përjashtuar nga partia pas kritikave dhe kërkesës për largimin e Sali Berishës.
“Ka ardhur koha të krijohet një pol i tretë, meqenëse Sali Berisha ka vendosur të qëndrojë në PD. Le ta mbajë PD-në, ta gëzojë, se mendon që e ka pronë të vetën, por ne na duhet një pol i tretë. Sepse duhet ta freskojmë demokracinë shqiptare, s’kemi rrugë tjetër. Vetëm këto thashë unë, çfarë thashë unë? Unë thashë këto gjëra: zoti Berisha ju duhet të largoheni sepse… Edhe s’kishte lidhje me nongrata, s’kishte lidhje fare me gjërat personale të tij.
Madje, edhe këto fjalët që kam dëgjuar se do i hiqet nongrata. Edhe sikur, shumë mirë, sepse nëse i hiqet non grata z. Berisha në një farë mënyre edhe PD-ja është më e pastër. Patjetër që do të ishte një ngjarje shumë e madhe, për demokratët po them, jo për z. Berisha. Edhe për ne të tjerët do të ishte mirë, edhe për mua personalisht do të ishte mirë, sepse e kam votuar 30 vjet atë njeri, atë figurë politike. Kam edhe unë përgjegjësitë e mia. Ore çfarë kam votuar unë, këtë njeri kam votuar? Edhe sikur t’i hiqet non grata, shqiptarët nuk ja japin votën, nuk e duan z. Berisha Kryeministër. Nuk e duan as sot, as në 2029”, u shpreh Açka.
Lini një Përgjigje