Referendumi i 23 majit prodhoi as më shumë e as më pak atë që pritej: Sali Berisha do të mbante vulën, karrigen dhe zyrën në selinë e PD-së deri në 2030, bazuar në statutin kësaj partie që kryetari ka mandat 4-vjeçar...
Në 23 maj, anëtarësia e PD-së ishte thirrur për të votuar në një referendum, konfirmimin ose jo të Sali Berishës si kryetar i forcës më të madhe opozitare. Një proces që nisi si një garë dhe u mbyll me vetëm një emër në fletën e votimit, nuk mund të prodhonte asnjë suprizë, përveç asaj që Sali Berisha do të rikonfirmohej kryetar me 99% të votave.
I gjithë procesi u ndërtua në mënyrë të tillë që çdokush që do të paraqiste kandidaturën për kreun e PD-së dhe që mund të nxirrte probleme, jo për karrigen e Berishës, por për transparencën e garës, nuk u lejua të garonte. Kjo ndodhi me Ervin Salianjin, Alesia Balliun apo Evi Kokalarin, aktivisten shqiptaro-amerikane, që ka zgjedhur tashmë të zhvillojë një betejë me Berishën dhe familjen e tij, në dyert e SPAK-ut.
Madje në atë që konsiderohej si gara e 23 majit nuk u lejua të kandidonte as Mereme Sala, një mjeke që militon në strukturat e PD-së, por që nuk ka mbajtur funksione drejtuese, gjë që zyrtarisht e penalizoi për të sfiduar Berishën. Më pas u skualifikuan edhe dy-tre emra të tjerë, që përpiqen të garojnë për kryetar të PD-së sa herë flitet për zgjedhje apo rizgjedhje.
Referendumi i 23 majit prodhoi as më shumë e as më pak atë që pritej: Sali Berisha do të mbante vulën, karrigen dhe zyrën në selinë e PD-së deri në 2030, bazuar në statutin kësaj partie që kryetari ka mandat 4-vjeçar.
Në kushtet kur s’kishte rivalë përballë dhe të gjithë procesin e kishin organizuar ‘besnikët’ e tij në PD, që gjithashtu administruan dhe numëruan votat, krahasimi i vetëm që mund të bëhet në rastin e Sali Berishës është me rezultatet e po atij.
Nga dhjetori 2021 deri në maj 2026, PD ka organizuar 2 referendume për kryetarin, të dy me të njëjtën strategji, me format pothuajse të njëjtë për fletën e votimit dhe pa rivalë. Nëse i referohemi shifrave dhe i krahasojnë, rezulton se pavarësisht se në 2026 u deklaruan më shumë anëtarë me të drejtë vote dhe situate është krejt tjetër nga ajo e 2021, kohë kur u regjistruan edhe përplasjet më të forta me Lulzim Bashën, Berisha nuk arriti as të nxjerrë në referendum më shumë votues dhe as të marrë më shumë vota se 18 dhjetori i 5 viteve më parë.
Në referendumin e 23 majit 2026, u deklaruan se votuan 38902 anëtarë, ndërkohë që në 18 dhjetor 2021 votuan 43 680 anëtarë. Kjo tregon se PD-së i kanë firuar të rreth 5 mijë anëtarë, ndërsa si shifër zyrtare për anëtarësinë e saj u dha 50 mijë persona.
Një tjetër shifër që tregon rënien e Berishës së 2026 nga ai i 2021, janë votat që e kanë mbështetur në referendum. Në 2026-ën, Berisha mori mbështetjen e 37341 anëtarëve, ndërkohë që në dhjetor 2021 e mbështetën 40820 anëtarë. Kjo tregon se edhe për votë preferenciale Berisha i 2026-ës ka pësuar firo me rreth 3500 vota.
Nëse i referohemi situatave politike dhe deklaratave se PD është në kilometrin e fundit për rrëzimin e Edi Ramës si Kryeministër, së paku Berisha i 2026-ës duhej të kishte ngjallur më shumë besim te anëtarësia e partisë që kontrollon dhe drejton, se ai i 2021-it, kur u rikthye për të marrë vulën dhe zyrën në PD, të cilat ia kishte ‘deleguar’ Lulzim Bashës.
Më së paku ai duhej të kishte të njëjtin rezultat me atë të 5 viteve më parë, edhe pse në atë kohë PD ishte në gjendje ‘lufte’. /Pamfleti/
Cfare nuk i pjell mendja ketij diabolikun. E qun referendum ket proces teresisht antistatutor dhe te paligjshem per te justifiku zatimin e PD. Ky eshte monster, Turp per televizionet e median qe e promovon kaq teper nje monster te tille diabolike,
Nje nga pergjegjesit kryesor eshte SPAKU, qe per krimet qe ka bere, duhet te ishte me Liken ose nje A.Rustem, sepse me kete moster, te pacip, tradhetar misionar. Imagjinojeni, kur e them une.