TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Maj 2026, 14:53

Shehu kundër Koçiut dhe Gonzatos për paradën LGBT+: Do të kërkoj dorëheqjen e zv/kryeministres!

Shkruar nga Pamfleti
Shehu kundër Koçiut dhe Gonzatos për paradën LGBT+: Do
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar pas pjesëmarrjes së zv/kryeministres Albana Koçiu dhe ambasadorit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, në Paradën e Krenarisë së komunitetit LGBTQ+, e zhvilluar të shtunën në kryeqytet.

Gjatë mbledhjes së Komisionit për Politikën e Jashtme, Shehu e cilësoi të papranueshme praninë e tyre në aktivitet dhe deklaroi se do t’i kërkojë kryeministrit Edi Rama shkarkimin e Albana Koçiut.

“Do t’i kërkoj në seancën plenare Kryeministrit shkarkimin e Albana Koçiut për pjesëmarrjen e papranueshme në paradën e LGBTQ+”, u shpreh deputeti demokrat.

Ai u bëri thirrje gjithashtu përfaqësuesve të Ministrisë së Jashtme që të ndërmarrin një demarsh diplomatik ndaj ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato, për pjesëmarrjen e tij në paradë.

“Të nderuar kolegë të Ministrisë së Jashtme, ju kërkoj të bëni demarsh diplomatik, një notë proteste zyrtare ndaj ambasadorit Gonzato për pjesëmarrjen e tij në paradë. Të thirret për shpjegime në Ministrinë e Jashtme dhe t’i thuhet se kjo bie ndesh me ato parime mbi të cilat ne ndërtojmë shoqërinë tonë dhe me ligjin e diskriminimit”, deklaroi Shehu.

Lini një Përgjigje