Mësohet se kjo ceremoni e drejtuar nga Blendi Klosi ka mërzitur shumë njerëz, pasi e kanë parë si një vijë e Edi Ramës. Jo thjesht për të dekoruar Bardhin, i cili gjithsesi ka edhe respekt, por si një vijë për të treguar pushtetin e Gysit, djalit të tij. I cili edhe pse në kërkim bën prapë ligjin!
Këtë fundjavë në Durrës u zhvillua takimi për 35 vjetorin e Partisë Socialiste, aktivitete që që zhvillohen në të gjitha bashkitë e vendit. Kjo ceremon u bë një ditë para ardhjes së Edi Ramës, e cila do të bëhet sot e pompozitet.
Në protokollin e menduar me detaje nga Edi Rama, në këtë 35 vjetor të PS-së, do të dekorohen 4 deri 5 përfaqësues për çdo bashki të madhe, ku përfshihen edhe qytetet që janë në lidhje me qarkun. Çmime që janë vendosur të gjitha nga Edi Rama.
Nga këto 4-5 emra që janë dekoruar me medaljen e nderit në PS-në e Durrësit, ka qenë edhe Bardhyl Agasi.
I cili, është një emër i njohur i PS-së së Durrësit, pasi ka qenë edhe kryetar në një kohë, por sot ai njihet më shumë për faktin se është babai i Ergys Agasit. Një prej personazheve më të kërkuara të prokurorisë së posaçme. Si pjesë e dosjes milionere të tenderëve të AKSH-it.
Dekorimi i Bardh Agasit, nuk do të ishte marrë aq keq nëse ai nuk do të përfshihej në listën e themeluesve të Partisë Socialiste, përkatësisht emrave kryesorë të saj. Pikërisht pas kësaj ngjarje, gazetarë të njohur të Durrësit kanë kujtuar mjekun legjendë të Durrësit Miri Hoti, i cili ka qenë edhe kryetar i Bashkisë së Durrësit dhe një nga emrat e njohur të qytetit. Ca të tjerë kanë folur po ashtu për drejtues të tjerë e themelues, të cilët ishin me Bardhin e të tjerët.
Agasi, ka qenë edhe deputet, si dhe drejtues i rëndësishëm i PS-së gjatë kohës së drejtimit nga Fatos Nano, si pasojë e marrëdhënies së afërt që ai kishte me të.
Raste të tilla janë të sikletshme ngaqë është shumë e vështirë të gjenden njerëzit e përshtatshëm për tu nderuar, kur lista mund të jetë e gjatë. Megjithatë, përvoja ka treguar se në këto raste nuk merren njerëz që kanë përfituar nga pushteti, por personazhet nga shoqëria, arti, arsimi, punëtorë etj etj. E bënte edhe Enver Hoxha, i cili në rastin e festës së PPSH dekoronte vetëm njerëz nga klasa.
Ndërkohë, Edi Rama ka zgjedhur njerëz nga kasta, e pikërisht kjo ka sjellë një sekëlldi të madhe nga organizatorët e kësaj feste, ku më shumë sesa gëzim ka mërzi e frustrim.
E gjitha kjo nuk duket e rastësishme, por një linjë e qartë politike. Madje në linjën që i është lënë 35 vjetorit të Partisë Socialiste, epoka para Edi Ramës po trajtohet si një kohë para Krishtit, që kalon me shumë pak fjalë, e më pas shfaqen imazhet e kohës së Ramës, me të gjitha pjesët e përgatitura me kujdes të gjithë qeverisjes së gjatë të PS-së.
Edhe pse PS po feston 35 vjetorin në çdo degë, protagonistët e themeluesit, mund të kalojnë me dy fjali, pasi në shumicën e historisë duhet Edi Rama, i cili sipas skenarit e ka bërë Partinë Socialiste dhe atë zonë më të mirë se kurrë.
Kështu ndodhi edhe në Durrës dje, por mësohet se ajo ceremoni e drejtuar nga Blendi Klosi ka mërzitur shumë njerëz, pasi e kanë parë si një vijë e Edi Ramës. Jo thjesht për të dekoruar Bardhin, i cili gjithsesi ka edhe respekt, por si një vijë për të treguar pushtetin e Gysit, djalit të tij. I cili edhe pse i kërkuar bën prapë ligjin! /Pamfleti
Ky lloj shtaze e smur psiqike dhe shpura e vet xhep madh po gojeqepur e kokulur deputet falco yyt fare e lig
Te flasesh per Bardhin esht gabim njeri shum i mir fjal pak. Po ashtu ka dhe gruan doktorresh Besen zojn grua. Po Gysi ska si te dali ndryshe pnanvarsish ngarkeses mediatike kjo familje nu e meriton se jan familje shembullore ne durres. Meqithate jetojm ne shqipri dhe do durosh lloj lloj komendesh. I uroj te ken forc familja Barrdht dhe ta kalojn bashk kte furtun
Duke e ditur se dështoi si prind, Bardhyl Agasi nuk duhet të pranonte dekorimin. Do të ishte shumë më i nderuar se sa me copën e kartonit nga "rilindja'.
akoma mendoni se keto i ben edi rama, keto lojra i ben strumbullari zaza me llumin e tij qe e rrethon ne seline e ps durres ku darkave luhet bixhoz e pihet uiski