Pas sinjaleve ideologjike dhe aktivizimit të qarqeve pranë Ankarasë, po përgatitet një formacion i ri politik që synon të përdorë fenë si instrument për ndikim shoqëror dhe gjeopolitik...
Recep Tayyip Erdogan duket se ka urdhëruar zbritjen në fushë të islamit politik në Shqipëri dhe, sipas të gjitha gjasave, partia apo organizata e re politike mund të regjistrohet së shpejti.
Në fakt, foleja e kësaj lëvizjeje ishte ngritur dhe mbajtur në territor prej kohësh. Tani thjesht është bërë publik fakti se një “Hezbollah” apo “Vëllazëri Myslimane” shqiptare synon të shfaqet si aktor i ri politik në vend.
Dhe për këtë, siç ndodh zakonisht në lëvizje të tilla, është gjetur edhe një ideolog vendas për ta paraqitur si frymëzim për masat. Një figurë që prej kohësh është përgatitur dhe mbështetur, natyrisht jo e vetmja, për t’u përdorur në momentin e përshtatshëm.
Një nga mediat e financuara nga Erdogani, pikërisht ajo që dërgon nëpër studio “profesorë” për të debatuar mbi Lindjen e Mesme, edhe pse shpesh janë krejt jashtë realitetit; ka publikuar atë që duket si “fatvaja” e koduar e sulltanit, por me firmën e Abdi Baletas.

“Edhe islamofobët në Shqipëri duan t’i detyrojnë myslimanët të zbatojnë ca rite sa për të thënë, të falen e të luten si t’u vijë, por të mos mendojnë se Islami ka nevojë edhe për mbrojtje politike dhe për rol shoqëror, sepse këto qenkan punë të qytetërimit europiano-perëndimor kristiano-judaik”, thuhet në këtë tekst ideologjik, i ndërtuar me kujdes.
Mesazhi është i qartë.
Së pari, theksohet se myslimanët shqiptarë nuk duhet vetëm të praktikojnë fenë, por edhe ta përfaqësojnë atë politikisht.
Së dyti, dhe kjo është pjesa më problematike, tentohet të imponohet një orientim tjetër gjeopolitik për Shqipërinë, jashtë boshtit të saj natyral euro-atlantik.
Këtë, i ndjeri Abdi Baleta e artikulon në mënyrë perfide duke sulmuar atë që e quan qytetërim “kristiano-judaik”.
Një klishe tipike e islamit politik, por jo domosdoshmërisht e botës myslimane orientale në realitetin e sotëm.
Sepse, në fakt, Europa moderne është hapësira që u ka garantuar më shumë të drejta myslimanëve, i ka përfaqësuar politikisht dhe i ka integruar institucionalisht. Madje, siç shihet edhe në çështjen palestineze, Europa është shpesh mbështetësja më e madhe politike dhe humanitare e saj.
Por thelbi i islamit politik sipas modelit të Muslim Brotherhood, që përfaqësohet politikisht nga Erdogani dhe financohet nga Qatari, është tjetër gjë.
Objektivi nuk është vetëm përfaqësimi i islamit, por lufta politike kundër laicizmit dhe orientimit perëndimor të shtetit, për të futur më pas dogmat fetare si propozime politike konkrete.
Kjo është parë në shumë vende: nga debatet për veshjen në shkolla, te organizimi i jetës publike dhe deri te orientimi gjeopolitik i shtetit.
Në Shqipëri, një parti e tillë me shumë gjasa nuk do të ketë sukses elektoral masiv. Sepse edhe qytetarët praktikantë myslimanë nuk kanë treguar prirje për t’u rreshtuar pas formacioneve të islamit politik.
Por objektivi kryesor nuk duket të jetë pushteti direkt.
Synimi është të zbresë në fushë si faktor politik diversiv, për t’u përdorur në funksion të interesave rajonale të Turqisë së Erdoganit, e cila po bëhet gjithnjë e më orientale dhe gjithnjë e më pak demokratike.
Një formacion i tillë nuk do ta ketë problem financimin, sepse burimet vijnë nga aty ku zakonisht financohen këto projekte politike: Katari.
Formacione si Muslim Brotherhood në Egjipt, Hezbollahu në Liban apo Hamasi në Gaza, sipas kritikëve të tyre, vetëm mbulesën e kanë fetare. Në thelb funksionojnë si organizata politike me objektiva të forta ideologjike dhe shpesh konfrontuese.
Asnjëra prej tyre nuk e sheh demokracinë liberale si model përfundimtar.
Dhe nëse një projekt i tillë zbret në Shqipëri, ka shumë gjasa që të mbështillet fillimisht me një emër dhe program laik, ashtu siç bëri vetë Erdogani në fillimet e tij politike në Turqi.
Atëherë ai përdori simbolin e llambës elektrike.
Më pas, simbolika ndryshoi dhe u rikthye gjithnjë e më shumë tek gjysmëhëna otomane./Pamfleti
Hej të rinj shqiptarë! E ardhmja juaj ka një rrezik. Erdogan u premtoi turqve në vitin 2002: "PBB-ja për frymë do të jetë 23,000 €/person në vitin 2023 me pagë minimale 1200 €." Ai i mashtroi njerëzit për të mbledhur vota. Tani, në vitin 2026, PBB-ja për frymë me vlerë nominale është 11,500 €. Diferenca ka shkuar për ndërtimin e xhamive! Tani kostoja e xhamive për frymë është 10,000 €/person. 6 herë më e madhe se në Arabinë Saudite. Punë për të rinjtë? Asnjë! Në të njëjtën periudhë, rritja e popullsisë deiste ka qenë 30% në krahasim me vitin e kaluar. Mos e lejoni të vizitojë Shqipërinë dhe Kosovën! E ardhmja juaj është në perëndim, në BE!
Po me mire me turkun se me cifutin
NJE PARTI E TILLE FETARE NUK DUHET LEJU ME U KRIJU. KTO FILMA TE KEQINJ ERDOGAN TE SHKOJ TI BEJ GJETKE. BOLL E KENA MAJT TURQINE MBI 5 SHEKUJ NE KURRIZ. NE KET DEREXHE KU JEMI ME KET PSIKOLOGJINE E SULLTANATIT TE PUSHTETIT JENA KA KUTURA ISLAME E PUSHTIMIT MBI 500 VJECAR. NDAJ ESHTE RREZIK I MODH KJO QE PAMFLETI BRAVO I QOFT E PARALAJMERON.
FEJA NUK KA PUNE ME SHTETIN AJO DUHET TE NGEL BRENDA QETESIMIT SHPRITEROR TE NJEREZVE QE DUAN DHE NUK ARRIJNE TE GJEJNE QETESIM TJETER. NE JEMI KETU KU JEMI VETEM FALE PUNES E GJAKUT E SAKRIFICAVE TE MENDJEVE NJEREZORE. ASNJE "MENDJE HYJNORE" ASNJE "TRUP HYJNOR" SKA BERE ASGJE PER NJE NJERI TE VETEM. KA QENE DHE DO TE JETE VETEM NJERIU AI QE NDERTON, FAL, KRIJON DHE E CON PERPARA NJEREZIMIN. TE LEME PUNEN E DIJEN TE NA UDHEHEQE, TE MOS LEME MENDJET BOSHE TE NA COJNE NE HUMERE PER PARA E PER HIPOKRIZI BOSHE NDAJ ZOTAVE QE KRIJOJNE E MBROJNE ME FANATIZEM. ZOTI NESE ESHTE ,SKA NEVOJE PER FUQINE DHE MBROJTJEN E ASKUJT E AQ ME PAK TE NJEREZVE .
Kush po të degjon,, pasi marrëveshjet janë në rangje të larta konspirative
Po ja qe ne na drejtojne nierez frymore qe po e shkaterrijne vendin dhe po na sjellin cifutet keshtu qe me mire turku se cifuti
Ky kellira e qelbur pasi e mori Enver Hoxha nga mali dhe e vuri perfaqesues ne OKB e filloi i bente tangerlleqe personelit e kruajti bythen me nipin e Hysni Kapos dhe perfundoi gjykates ne Pogradec. Shpetoi se e ngriti dhe e ndihmoi daja i gruas se, do e kishin rrjepur. Si pasoje e si malok nga Guri i Bardhe ruajti urrejtjen dhe u rendit ne krahun e "djathte". Me vone e hoqen edhe nga kunvendi e krijoi nje fare partie qe edhe emrin nuk ia mbaj mend as une e as populli. Pastaj u be tromboni i Turqise per kundrejt pagesave te Erdoganit, per mbushjen e Shqiperise me xhamia. Pse me xhamia do hynit ne Europe o te "uruar"? Llapi e llapi neper media deri sa edhe surrati iu shperfytyrua e ngordhi si qen rruge. Keta qente e zgjebosur kane rrenje te thella qe akoma u permendet emri, dreq edhe per mire e per mend. Si iu shperfytyrua surrati ketij na keni shperfytyhruar edhe kombin. Shaj e fyej nganjehere se me eshte helmuar shpirti nga nga keta te shitur pa moral.
Shqip shkruhet Rexhep Taip Erdoan. Po hapi ky parti ketu u kthyem ne Perandori me vasal te shitur me moral shpirt lekure etj
O Zot, ne s'po merreshim dot vesh "e bardhe e zeze" ne shqip, tani rrezikojme te manipulohemi me gjoja laicitet si matrioshka kur gjithmone e kemi urryer prapambetjen qe ka lene osmanet e turqit me super strategjite e tyre shekullore, zhdukin dokumenta prishin kulturen zhdukin dijetaret e historianet dhe pas nje shekulli shkruajne pallavra se gjoja erdhen per te mbjelle qyteterim. Po kur udheheqesit tane ne Akademi jane pleq qorra qe nuk kujdesen ta ushqejne vete femijen e vet qe te shkruaje pro shqipTArise po e lene ta joshe e ti fuse duart me udhetime neper Turqi Anadoll appo Mesdhe dhe pro tyre kane shkruar per turp se ndihen te imtimiduar gjoja mirenjohes - skema qe ata i njohin me se miri dhe i zbatojne me perpikmeri. Cudi si keta hajdutet pasaniket tane bthshpuar nuk financojne si per filantropi Patriotizmin e vertete qe te hulumtomet dhe te flitet bence ne media, Jo te punojne skuthat e Fetos dhe Tahipit
Vendi ynë ka 35 vjet që vuan nga kthetrat e qeverive nga më të korruptuara në kontinent.Ps përjashtim çdo qeveri që ka ardhur në pushtet ka shqyer në mënyrën më brutale ëndërrat e shqiptarëve për një atdhe që ecën e përparon,ku mund të jetohet më mirë.. Tradhëtia ndaj atdheut dhe interesave kombëtare dhe qytetarëve të ndershëm e të thjeshtë,kanë qenë,janë,dhe janë ideuar edhe për të paktën dhjetë vjetët e ardhshme,ku planifikohet të vidhen nga plutokracia e tenderave, dhjetëra miliarda euro në projekte që taksapaguesve shqiptarë do ju dhembin deri në palcë..Këtë masakër ndaj atdheut e popullit e sheh edhe njeriu qorr.. Kështu që normalisht një kategori e caktuar e shoqërisë civile do i përgjigjet këtij realiteti shumë të hidhur shqiptar, sepse fjalët atdhe dhe Shqipëri janë bërë sinonim i një padrejtësie të tmerrshme, sidomos kur sheh braktisjen masive të shqiptarëve dhe ikjen në emigracion..Ata që i'a vënë fajin Erdoganit, për gjithë padrejtësinë 35 vjeçare,janë vetë të përlyer me llumin e padrejtësisë,zhvatjes, korrupsionit dhe tradhëtisë ndaj atdheut e qytetarëve..Mbjell erën,korr furtunën thonë andej nga mali...