TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Maj 2026, 13:33

Letër-ankesa për privatizimin e PD drejtuar PPE-së, Salianji: Kam marrë reagime të tërthorta 

Shkruar nga Pamfleti
Letër-ankesa për privatizimin e PD drejtuar PPE-së, Salianji: Kam
Ervin Salianji

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, deklaroi se nuk ka marrë një reagim të drejtpërdrejtë nga Partitë Popullore Evropiane lidhur me letrën e hapur që u ka dërguar, ku ngrinte shqetësime për mënyrën se si, sipas tij, po drejtohet Partia Demokratike nga Sali Berisha.

Salianji u shpreh se partnerët ndërkombëtarë po ndjekin me shqetësim zhvillimet politike në Shqipëri dhe nivelin e standardeve demokratike, veçanërisht brenda opozitës.

“Kam komunikuar me faktorët ndërkombëtare. Shqetësimi që ka çdo partner i Shqipërisë, është që ka ranë standardet demokratike. Kur opozita prodhon këtë farsë për të mbijetuar politikisht një njeri që ka pasur kontribute t veta për Shqipërisë, e bën për interes personal, por njeriu vendos në një moment për të pasur një tjetër raport me historinë e vet politike. Mënyra të tërthorta të reagimit janë këto. Mirë do ishte ta prisnim shpëtimin nga ndërkombëtar, por duhet të jemi me sytë nga perëndimit, por ndryshimi vjen duke u bashkuar këtu me njëri-tjetrin”, tha Salianji.

 

ervin salianji partia demokratike

Lini një Përgjigje