TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Maj 2026, 15:57

Jo vetëm babai i Ergys Agasit, PS dekoron edhe ish-deputetin e sapodalë nga burgu

Shkruar nga Pamfleti
Jo vetëm babai i Ergys Agasit, PS dekoron edhe ish-deputetin e
Dekorimi i Bardhyl Agasit dhe Jurgis Çyrbes

PS po zhvillon ceremoni dekorimesh në kuadër të 35-vjetorit të partisë, por disa prej figurave të nderuara kanë lidhje familjare ose personale me persona të përfshirë në çështje kriminale. Pas dekorimit të Bardhyl Agasit në Durrës, bujë ka shkaktuar edhe dekorimi i ish-deputetit Jurgis Çyrbja në Shijak, vetëm pak muaj pas lirimit të tij nga burgu...

Edi Rama vijon ta bëjë të qartë nga dita në ditë se nuk ka ndërmend të shkëputet nga krimi. Ishin lidhjet e forta me krimin që e sollën në pushtet në vitin 2013, pasi Parlamenti u mbush me vrasës, të dënuar për prostitucion, të fortë, kriminelë etj. Por duket se ato lidhje janë forcuar akoma edhe më shumë rrugës dhe duket se ato e mbajnë në këmbë Partinë Socialiste. Por ajo që e bën më të rëndë situatën është se tani këto lidhje po reklamohen hapur.

Në kuadër të 35-vjetorit të themelimit të PS-së, në qarqet e vendit ka nisur një lloj fushate ku dekorohen figura të rëndësishme të kësaj partie. Në letër duhet të dekorohen figura me peshë, figura historike që i kanë dhënë shumë partisë. Por skandali është se po dekorohen personazhe që janë të lidhur me krimin.

Dje bëri bujë dekorimi i Bardhyl Agasit në Durrës. Ai vërtet mund të ketë kontribut të madh në PS, por dekorimi bëri bujë sepse ai është babai i Ergys Agasit. Ky i fundit po kërkohet nga SPAK për grup kriminal, rrëmbime dhe vepra të tjera penale. Po ashtu njihet si “koordinatori i krimit” që mbante lidhjet mes PS-së dhe bandave. Por kjo nuk e ndaloi Blendi Klosin t’i jepte dje dekoratë Bardhyl Agasit.

Jo vetëm babai i Ergys Agasit, PS dekoron edhe ish-deputetin e
Dekorimi i Çyrbes

Situata bëhet akoma edhe më interesante, pasi një ceremoni e ngjashme është bërë edhe në Shijak, ku është dekoruar ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja. Ky i fundit ka dalë nga burgu vetëm pak muaj më parë. Ai u arrestua për nxjerrje sekretesh dhe lidhje me krimin. Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme thuhet se ish-deputeti Çyrbja ka pasur miqësi me të kërkuarin ndërkombëtar të drejtësisë, Altin Hajrin, të cilit i premtoi se do ta ndihmonte përballë drejtësisë në këmbim të votave gjatë zgjedhjeve.

Në fund të shkurtit ai u lirua, por si duket për PS-në ka vlera të shquara dhe është dekoruar. /Pamfleti

 

ps dekorime agasi çyrbja

3 Komente

  1. E
    Ehhhh

    Kane hallin te ruajta e kontigjenteve te votave. Per “ rilindjen” paraja dhe vota nuk kane ere!

    1. T
      Tak Bardhi

      Do kidh kembe e dua edim rama qe tmos kemi ttilla ndyresinash

      1. L
        Llumi

        Keta jane komplet llum

        Lini një Përgjigje