Partia Demokratike ka propozuar një paketë me tre nisma ligjore, të cilat lidhen me procesin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, deklaroi se vendi po hyn në një fazë të re të këtij procesi, ndërsa BE ka vendosur 34 kushte për institucionet shqiptare.
Sipas Bardhit, kërkesat lidhen me luftën kundër korrupsionit, kufizimin e ndikimit politik, çështjen e patronazhimit, imunitetin politik dhe pastrimin e parave.
Ai tha se kushtet përfshijnë edhe garantimin e zgjedhjeve të lira, funksionimin e komisioneve hetimore parlamentare dhe krijimin e një gare të ndershme politike.
Paketa e parë e PD-së parashikon shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike, dekriminalizimin e shpifjes ndaj gazetarëve dhe shtimin e pastrimit të parave si nen më vete në Kodin Penal.
Bardhi akuzoi qeverinë për mungesë standardesh demokratike dhe tha se integrimi europian pengohet nga mënyra si drejtohet vendi.
“Nën drejtimin e Edi Ramës opozita dhe qytetarët nuk janë trajtuar kurrë si parterë në një proces kombëtar gjithë përfshirës, por si armiq. Ndërsa integrimi është përdorur si propagandë dhe dekor politik sa herë ka zgjedhje. Me opozitën në tryezën e negociatave, Edi Rama nuk do të mund të fshihte dot vonesën 6-mujore të këtij procesi dhe këtu po i referohem vetëm kohës për hartimin dhe miratimin për IBAR pa llogaritur kohën.
Shqipëria po hyn në fazën më të rëndësishme të integrimit me më shumë kushte dhe mosbesim. As fotografitë dhe shampanja s’e fshehin dot se grupkapitulli themelor, BE i vendosi Shqipërisë plot 34 kushte shtesë, të gjitha më të rënda asnjë letësim. Problem s’është vetëm numri i kushteve. Për herë të parë BE ka kthyer në kushte zyrtare çështjen sesi po qeveriset Shqipëria, imunitet për korrupsionin, pastrim i parave në ndërtim, mungesë e konkurrencës në tendera dhe koncensione.
Në dokumentin e mëparshëm flitet për korrupsionin si shqetësim serioz. Më parë lufta kundër korrupsionit nuk ishte kusht në negociata. Sot BE kërkon zyrtarisht parandalimin e rrjetit të patronazhimit dhr pushtetit institucional si mjet pushteti. BE kërkon përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 majit. Sot, qëndron kushti i BE për mbikëqyrje efektive dhe të papenguar të qeverisë nga parlamenti. Sot BE identifikon ndërtimin si sektor të ekspozuar ndaj korrupsionit, parasë informale dhe pastrimit të parave. Pas 13 vitesh, Shqipëria po hyn në BE me më shumë mosbesim, kushte dhe sinjale alarmi.
PD nuk do të humbasë kohë me retorikë boshe, por do të nisë përkthimin në akte konkrete kushte që BE i ka vendosur Shqipërisë. Gjatë ditëve në vijim do të depozitojmë në Kuvend 3 nisma ligjore:
-Shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike. Ky ligj i papajtueshëm me frymën europiane të konkurrencës ka prodhuar pabarazi, mungesë konkurrence, grabitje pronash.
-Iniciativë për dekriminalizimin e plotë të shpifjes ndaj gazetarëve duke ndërmarrë një hap konkret duke i dhënë fund presionit politik apo penal ndaj tyre. Gazetarët që vuajnë autocensurën, censurën nga pronarët mos të përballe me presionin.
-kriminalizimin e plotë të pastrimit të parave”,- tha Bardhi.
Pash nerin a do ma lini ne dore kete mut ta ndreq mire, amon se ju kom shpirt.