TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Maj 2026, 20:41

BE vlerëson reformat e Shqipërisë: Tani nis faza më sfiduese e integrimit

Shkruar nga Pamfleti
BE vlerëson reformat e Shqipërisë: Tani nis faza më sfiduese
Marilena Raouna

“Konferenca e sotme shënon fillimin e një faze të re edhe më sfiduese”, deklaroi zëvendësministrja për Çështjet Europiane të Qipros, Marilena Raouna, gjatë konferencës për shtyp pas mbajtjes së Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel.

Ajo përgëzoi Shqipërinë për përparimin në procesin e integrimit, duke theksuar se përmbushja e grupkapitullit “Themelorët” është një arritje e rëndësishme që i hap rrugën vendit drejt fazës së mbylljes së kapitujve të negociatave.

Konferenca doli në përfundimin që Shqipëria ka plotësuar me sukses grupkapitullin e Themeloreve. Kjo është një arritje e rëndësishme. Ky gur kilometrik e lejon Shqipërinë të ecë përpara në procesin e anëtarësimit dhe të mbyllim provizorisht kapitujt. Zgjerimi është strategjik për presidencën e Qipros. Ne besojmë thellësisht te zgjerimi dhe jemi të kënaqur që procesi i anëtarësimit të Shqipërisë po ecën përpara në mënyrë vendimtare, me vlerësim e kushtëzim rigoroz dhe të drejtë”, u shpreh Raouna.

Ajo theksoi gjithashtu se Bashkimi Europian pret jo vetëm miratimin e reformave, por edhe zbatimin konkret të tyre, duke vënë theksin te rezultatet e qëndrueshme në sundimin e ligjit dhe institucionet demokratike.

Do të doja të përgëzoja qeverinë shqiptare për përkushtimin dhe vendosmërinë e tyre për të çuar përpara reforma të vështira. E dimë që procesi i anëtarësimit është një rrugëtim i mundimshëm, por që ia vlen. Progresi nuk matet vetëm me miratimin e reformave, por me zbatimin e tyre efektiv, një bilanc të konsoliduar, rezultate të qëndrueshme dhe të pakthyeshme. BE pret me padurim për të vazhduar këtë vrull reformash që e ka sjellë Shqipërinë këtu sot”, deklaroi zyrtarja qipriote.

 

marilena raouna be rama

Lini një Përgjigje