TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Maj 2026, 19:48

Mbahet Konferenca e 8-të Shqipëri-BE, mbyllja e kapitujve sfida kryesore e qeverisë

Shkruar nga Pamfleti
Mbahet Konferenca e 8-të Shqipëri-BE, mbyllja e kapitujve sfida
Konferenca e 8-të Shqipëri-BE

Në Bruksel ka nisur zyrtarisht Konferenca e 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, një nga etapat më të rëndësishme të procesit të integrimit, pasi hap rrugën drejt fazës së mbylljes së negociatave për grupkapitullin “Themelorët”.

Ka nisur në Bruksel Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Europian, një takim kyç për procesin e integrimit europian të vendit. Konferenca, e cila startoi zyrtarisht në orën 19:00, konsiderohet një moment vendimtar në negociatat e Shqipërisë me BE-në, pasi për herë të parë hapet zyrtarisht rruga drejt fazës së mbylljes së kapitujve negociues.

Delegacioni shqiptar kryesohet nga kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryenegociatorja Majlinda Dhuka, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha, ministri i Brendshëm Besfort Lamallari dhe ministri i Drejtësisë Toni Gogu.

Pak minuta para nisjes së konferencës, Rama mbërriti në Këshillin e Europës në Bruksel, ku u zhvillua edhe fotografia familjare me përfaqësuesit e vendeve anëtare dhe zyrtarët europianë.

Në deklaratën për mediat, kryeministri e cilësoi këtë raund negociatash si një moment historik për Shqipërinë.

Është një moment shumë shumë i rëndësishëm në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit dhe është një moment për të cilin kemi punuar shumë fort qysh prej një kohe të gjatë. Dhe është një moment ku gjysma e punës, nëse duhet ta them kështu, e kapitujve të hapur do të mbyllet dhe gjysma tjetër e mbylljes do të hapet”, deklaroi Rama.

Konferenca zhvillohet pasi Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, COREPER, konfirmoi se Shqipëria ka përmbushur kushtet e ndërmjetme për grupkapitullin “Themelorët”.

Ky grupkapitull konsiderohet më i rëndësishmi në negociatat me BE-në, pasi përfshin çështje kyçe si:

-Kapitulli 23 “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore”;

-Kapitulli 24 “Drejtësia, Liria dhe Siguria”;

-funksionimi i institucioneve demokratike;

-reforma në administratën publike;

-lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në praktikë, ky takim në Bruksel shërben për të përcaktuar kushtet dhe piketat që Shqipëria duhet të përmbushë për të kaluar në fazën e mbylljes së negociatave për këta kapituj.

Megjithatë, dokumenti final i miratuar nga Këshilli i BE-së ka tone më të ashpra dhe më kushtëzuese sesa drafti fillestar i Komisionit Europian. Në fokus vendoset sundimi i ligjit, rezultatet konkrete në luftën kundër korrupsionit, si dhe mbështetja për SPAK-un.

Në dokument përmenden edhe presionet politike ndaj SPAK, ndërsa korrupsioni cilësohet si një “shqetësim thelbësor” që kërkon rezultate të prekshme.

I pyetur nga gazetarët lidhur me debatin për heqjen e vetos nga vendet anëtare në disa vendimmarrje të Bashkimit Europian, Rama tha se e mbështet këtë ide, por theksoi se ajo lidhet me një transformim më të thellë politik të vetë unionit.

Unë në fakt i kam përmendur, kam qenë kampion i qasjeve të ndryshme në të kaluarën sepse kam mësuar se kapaciteti për të vazhduar zgjerimin, siç ka ndodhur më përpara, nuk është aty në kryeqytetet e rëndësishme. Dhe është shumë e qartë nga ana tjetër që në qoftë se bëhet si duhet, është gjëja e duhur për t'u bërë. Pra e mbështes, por duhet të diskutohet, duhet konceptuar ashtu siç duhet sepse nuk ka të bëjë me një anëtarësim të lehtë. Ka të bëjë së pari me një union real politik dhe së dyti me një rrugëtim të anëtarësimit të plotë me të drejta të plota bashkë me reformat e nevojshme të Bashkimit Europian”, deklaroi kryeministri.

Rama theksoi gjithashtu se Shqipëria mbetet një nga vendet më pro-europiane dhe më pro-atlantike në kontinent.

Dëgjoni, Shqipëria është një vend që gjithmonë ka qenë 100% në përputhje me politikën e jashtme të BE-së, kështu që nuk kemi ndjerë ndonjë kënaqësi të përfytyrojmë të kemi veto, duke qenë vendi më pro Bashkimit Europian e më pro atlantik në Europë. Dhe kur them vendi më pro BE-së flas për barometrin e BE-së, nuk flas për atë që mendojmë ne. Ne jemi fanatikë të BE-së, kështu që fanatikët e BE-së nuk mund të vënë veto për vendimet e BE-së”, tha ai.

Para nisjes së konferencës, Rama zhvilloi edhe një takim me kryeministrin e Belgjikës, Bart De Wever.

Konferenca pritet të zgjasë deri rreth orës 20:15, ndërsa në përfundim Rama dhe zyrtarët e Bashkimit Europian do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp, ku pritet të bëhen publike mesazhet dhe konkluzionet kryesore të këtij raundi negociatash. /Pamfleti

shqiperi be negociata

2 Komente

  1. T
    Tony

    Come on Albania! Shit the moustaches whom doesn't like us! At the end of the day Albanians understood how to throw the bitch Europe ash in the eyes. This is the true universal politic.

    1. N
      Nuk kini pare gje akoma

      Edi Rama synon ti mbylli kapitujt me batuta, genjeshtra dhe retushim te se vertetes. Perdor ne pararoje ca tipa si Marta, Antinio, Makron apo te shoqen e Makron, Melon e te tjere si keto. Jane ajo kategori qe kane gelltitur nje luge corbe, me falni ,vere te shtrenjte, dhe pastaj duhet ta vjellin tere kohen ne postet qe mbulojne. Dhe sikur, sikur, sikur (larg qofte) te mbyllen te gjitha kapitujt pa koregjimet ne teren, sidomos ne drejtesi, sigurine ushqimore, funksionimin e ligjit etj, dhe po me Ramen ne krye te futemi ne BE, atehere Shqiperia do kete vetem kulla droge, varreza pensionistesh dhe talebane nga lindja e mesne dhe izraelite qe do te banojne ne qytetet kryesore. Rana e ka thene, se ne sot po bejme ate qe te huajt kane bere dikur... Zoti na ruajte nga Edi Rama!!!!!!?!

      Lini një Përgjigje