TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Maj 2026, 20:47

Konferenca me BE, Marta Kos e prerë: SPAK duhet të thellojë luftën ndaj korrupsionit

Shkruar nga Pamfleti
Konferenca me BE, Marta Kos e prerë: SPAK duhet të thellojë
Marta Kos

Marta Kos, theksoi se Shqipëria duhet të vijojë me ritëm të lartë reformat, ndërsa SPAK duhet të thellojë luftën ndaj korrupsionit.

Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka folur në konferencën e 8-të ndërqeveritare Shqipëri-BE. Ajo vlerësoi progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian dhe përmbushjen e piketave të ndërmjetme.

Ashtu si Gjermania dhe Holanda në deklaratat e mëparshme, edhe Komisionerja Europiane vendosi fokus të veçantë te reforma në drejtësi dhe puna e SPAK, duke e konsideruar këtë institucion si një nga shtyllat kryesore të avancimit të Shqipërisë drejt BE-së dhe duke kërkuar thellimin e luftës ndaj korrupsionit.

“Puna juaj e 10 viteve ka qenë e suksesshme. Janë hedhur hapa në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë, ka frenuar ndërhyrjen e politikës në sistemin gjyqësor. SPAK ka vërtetuar se mund të japë rezultate dhe të bëhet institucioni më i besuar në Shqipëri. Ky është një themel i fortë për të punuar mbi të. Sot ne po vendosim me vetëbesim edhe termat përfundimtarë të rrugëtimit në BE-së”, u shpreh ajo.

Komisionerja Europiane theksoi se Shqipëria duhet të vijojë me ritëm të lartë reformat dhe të intensifikojë punën për mbylljen e kapitujve negociues.

“Arritja e sotme çel një fazë të re të bisedimeve të zgjerimit dhe bën të mundur për Shqipërinë të ecë përpara me mbylljen e kapitujve. Ky është momenti për të kremtuar dhe intensifikuar punën. Ne vijojmë të mbështesim punën e Shqipërisë për mbylljen e negociatave në vitin 2027. Pritet progres i mëtejshëm”, u shpreh ajo.

Marta Kos kërkoi gjithashtu që procesi i reformave të përfshijë jo vetëm qeverinë, por edhe të gjitha forcat politike dhe shoqërinë civile.

“Mbetetemi te Shqipëria për të konsoliduar reformat dhe kjo duhet të përfshijë të gjitha forcat politike dhe shoqërinë civile në vend”, shtoi ajo.

Në fund të fjalës së saj, Komisionerja Europiane theksoi se pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për integrimin europian duhet të përmbushen me rezultate konkrete.

“Është koha të përmbushim pritshmëritë e shqiptarëve. Më shumë se 90 % e shqiptarëve mbështesin anëtarësimin në BE. Kremtoni arritjen dhe le t’i kthehemi menjëherë punës. Prej jush sa më shumë kapituj të mbyllen në rrugëtimin e anëtarësimit të Shqipërisë, aq më i suksesshëm do të jetë edhe bashkëpunimi me BE-në”, tha mes të tjerash Marta Kos.

2 Komente

  1. T
    Tony

    Jane shume more djale. Keta duan nga nje ishull o nga nje koder e nganje resort qe te te japin vizen. Halli qe Shqiperine keta muter e kane lene aq te vogel sa qe nuk ka per lukunine tone e jo te Europes e Ameriqise.

    1. R
      Revolt

      Ata jep fonde keta vidh ose nuk ti njohin pee rimbushin se duan zarfin. Buxheti jon po pa perdorim optimal. Po ca dreq përmirësim te drejta njeriut kur nuk percaktojne minimum jetik se kane hall se u harxhohet buxheti qe duan te vjedhin e ta ndajne me keta zarbat dhe spakun qe thot kjo e kan perdorur per ti hedh hi syve popullit e ca eshte rregulluar kur padrejtesia vazhdon shumfish

      Lini një Përgjigje