Një moment me nota humori ka shoqëruar Konferencën e 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian në Bruksel, teksa komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, dhe kryeministri Edi Rama shkëmbyen batuta.
Teksa vlerësoi progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit, Kos deklaroi se BE mbështet objektivin për mbylljen e negociatave deri në vitin 2027.
“Mbështesim vizionin e Shqipërisë për të mbyllur negociatat në 2027, më pas do t’i ngjitemi Korabit bashkë me Ramën”, tha ajo.
Kryeministri Rama iu përgjigj me humor, duke e krahasuar anëtarësimin në BE me një sfidë edhe më të vështirë.
“Mund t’i ngjitemi Kullës Eiffel kur Franca të thotë ‘mirë se erdhët në klub’, është më e vështirë se Korabi”, u shpreh Rama.
Gjatë konferencës, Marta Kos theksoi se Shqipëria po shfrytëzon një moment historik për zgjerimin e Bashkimit Europian dhe se mbështetja e qytetarëve shqiptarë për integrimin mbetet një faktor vendimtar.
“Ky sukses është i mundur për shkak të mbështetjes së fortë të qytetarëve shqiptarë. Shqipëria po shfrytëzon këtë moment historik ku zgjerimi është përparësi e BE-së. Kush e kupton se kjo derë nuk mund të jetë e hapur gjithmonë, kjo është mundësia juaj”, deklaroi komisionerja europiane.
Lini një Përgjigje