Kryeministri Edi Rama e cilësoi Konferencën e 8-të Ndërqeveritare si një tjetër “gur kilometrik” për Shqipërinë në rrugën drejt Bashkimit Europian, duke theksuar se vendi ka hyrë tashmë në fazën e nisjes së mbylljes së kapitujve të negociatave.
Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Brukseli se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të procesit të integrimit europian, pas nisjes së mbylljes së kapitujve të negociatave me Bashkimin Europian.
Në fjalën e mbajtur gjatë Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama e cilësoi këtë moment si një arritje historike për vendin, ndërsa theksoi se Shqipëria mbetet një nga vendet më pro-europiane në kontinent.
“Dashuri e pashtershme, pa kushte. Dashuri që sjell vuajtje ndonjëherë, por ja ku jemi, jemi shumë të lumtur sepse kemi arritur një tjetër gur të jashtëzakonshëm kilometrik. Ne i çelëm të gjithë kapitujt brenda 11 muajve dhe kaluam nga kjo tek faza e nisjes së mbylljes së kapitujve. Ndihemi të energjizuar, të inkurajuar, por edhe me më shumë përgjegjësi, sepse e dimë që është fillimi i fundit dhe duhet të bëjmë më shumë punë”, deklaroi Rama.
Kryeministri tha se procesi i integrimit ka sjellë transformime konkrete në ekonomi, investime dhe forcimin e institucioneve në Shqipëri.
“Është momenti t’u themi të gjithë shqiptarëve që e kanë ndjekur IBAR-in me kaq shumë vëmendje se sot kemi një vend që ka PPB prej 27 miliardë eurosh, kur e nisëm me tetë. Kemi një vend që ka kaluar nga 300-400 milionë euro investime të huaja në miliarda. Njerëzit duhet të kuptojnë se kjo lidhet me punën që ne po bëjmë së bashku”, u shpreh ai.
Rama theksoi se reforma në drejtësi dhe procesi i integrimit kanë sjellë një realitet krejt ndryshe nga ai i viteve më parë.
“Kemi një sistem drejtësie të fuqizuar dhe të pavarur si kurrë më parë në historinë e vendit tonë. E nisëm me stigmën e një vendi me kulturë pandëshkueshmërie dhe kjo duket tani si të ketë ndodhur shekuj më parë. Administrata jonë është më e angazhuar, më e investuar dhe më e aftë. Rrugëtimi ynë europian është i pakthyeshëm dhe i gjithë ky transformim është themeli për paga më të mira, investime më të mëdha dhe më shumë mirëqenie për shqiptarët”, deklaroi kryeministri.
Në fund të fjalës së tij, Rama përdori sërish nota humori dhe simbolika për marrëdhënien e Shqipërisë me Bashkimin Europian.
“Duhet të mësoni nga dashuria e Shqipërisë për BE, pa kushte dhe e çiltër. Kemi thyer një tjetër rekord për negociatat dhe ky është vetëm fillimi i fundit”, tha Rama.
Ky i mesoi ky kokosh keto dashuri, nga Enveri me Titon, Stalinin e Mao Ce Dun?
Për çfarë miliardat bën fjalë ky plehra?? Për miliardat e vjedhura nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë, që i ka ndarë me oligarkët,me rrugë që janë paguar me flori,pesëfish më shtrenjtë se në Bashkimin Europian,me standarde 5 herë më të këqija se standardi evropian.Për çfarë standartesh flet ky plehra,për standartin e vjedhjeje makabre të pronave të qytetarëve të thjeshtë të Shqipërisë..duke iu kundër vënë forcën e armëve të shtetit, njerëzve që protestojnë për të mbrojtur pronat e veta..Apo standarti i çmimeve më të larta në Europë,për njerëzit më të varfër të kontinentit..Apo standarti i mafies së kullave që ndërtojnë me para nga më të pistat në botë..Apo standarti i votimeve masive të vjedhura,nga më të korruptuara në kontinent...Kaq shumë mëkate ka ky njeri, bashkë me shpurën që e përfaqëson,ndaj Shqiptarëve,sa nëse do kishte drejtësi në atdheun tonë qoftë edhe sa fija e flokut,më e pakta do ishte burg 30 metra thellë nën tokë,si ato të çausheskut ...