Kryesia e Partisë Demokratike formalizon sot ndryshimet në statutin e kësaj partie, të cilat do të miratohen në Kuvendin Kombëtar të 30 majit.
Mbledhja e Kryesisë nis në orën 19:00 në selinë e PD-së, ndërsa anëtarëve të forumit më të lartë politik do tu parashtrohen ndryshimet në statut të hartuara nga një grup pune, që prej dy muajsh funksion në këtë seli.
Ndryshimet nuk janë bërë publike, por mësohet se nuk do të preket neni “Basha” që detyron kryetarin të japë dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve, që nuk u respektua më 11 maj nga Berisha.
Ndryshimet janë të natyrës organizative, ndërsa pak ditë më parë kreu demokrat njoftoi një reformim të partisë.
Lini një Përgjigje