
Ish-kryeministri Berisha ka folur lidhur me dënimin me 2 vite burg nga GJKKO për kryetarin e zgjedhur të Bashkisë Himarë, Fredi Beleri.
Teksa merr në mbrojtje Belerin, Berisha shprehet se Rama u faktoi shqiptarëve se pavarësisht se si ju do të votoni, kurrë nuk do të keni atë që doni me votën tuaj.
Ai thekson se të gjitha këto vendime antikushtetuese kanë vetëm një shkak, interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës’.
“Sot ai dëshmoi para shqiptarëve me dënimin e kryetarit të zgjedhur me votën e qytetarëve të Himarës, Fredi Belerit, me dënimin pa asnjë shkak, pa asnjë faj, me dënimin mbi bazën e një dosje të stisur si në kohërat më të zeza të sigurimit të shtetit.
Me dënimin e tij, Edi Rama, miqtë e mi, ju faktoi shqiptarëve se pavarësisht se si ju do të votoni, kurrë nuk do të keni atë që doni me votën tuaj.
Ky përbën një akt flagrant të këtij armiku të egër të votës së lirë të shqiptarëve.
Të dënosh me një proces farsë, një qeveritar të zgjedhur vendor, do të thotë se nuk pranon vullnetin e qytetarëve se dhe drejtësinë e ke shndërruar në një vegël të verbër të pushtetit të krimit.
Të gjitha këto kanë vetëm një shkak; interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës. Interesat mafioze të klaneve të tyre të drogës në brigjet e Himarës”, tha Berisha gjatë fjalës së tij.
Lini një Përgjigje