TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Mars 2024, 19:06

"Ka vjedhur nga inceneratorët", Lefter Maliqi akuza Ramës: Futi në burg bashkëpunëtorët e tij

Shkruar nga Pamfleti

"Ka vjedhur nga inceneratorët", Lefter Maliqi akuza Ramës:

Ish-kandidati për bashkinë e Kuçovës i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Lefter Maliqi, ka folur para tubimit në mbështetje të ish-kryeministrit Berisha, i cili ndodhet nën masën “arrest shtëpie”.

Ai tha se nuk ka vendim të SPAK-ut, të partisë apo gjykatave të rilindjes që mund të mposhtin 20 shkurtin dhe betejën e madhe kundër mafies dhe krimit në pushtet.

Maliqi shprehet se Rama ka vjedhur nga taksat e shqiptarëve duke përmendur gjithashtu paratë e inceneratorëve dhe Portit të Durrësit.

Sipas tij, Rama ka frikë nga largimi pasi ka luftë brenda llojit.

Futi në burg ministra dhe kryetarë bashkie që vodhi bashkë me ta”, u shpreh Maliqi.

Fjala e plotë e Lefter Maliqit:

Se ka ‘Skap partie’ apo ‘gjykatë të lartë rilindje’, që mund të mposhtin 20 shkurtin, që mund të mposhtin këtë qëndresë të qytetarëve, që mund të mposhtin këtë uragan të madh kundër kësaj mafie, kundër këtij krimi, si mund të durojmë dot ne më, këtë shpopullim, këtë varfëri, këtë kriminalitet.

Atij deputeti të Lushnjës i urojmë shërim se ne besojmë në Zot, po a e patë se çfarë pronash kishte, a e patë se çfarë ndodh, a e shikoni se lekët e krimit kush i ka. A e shikoni se çfarë bëjnë këta të korruptuar, këta kryebashkiakë, këta deputetë, këta ministra, këta mafiozë, këta e kanë mendjen vetëm për të vjedhur.

A e shikoni krimin e organizuar se si sundon. Ky me paratë e drogës, ky me paratë e inceneratorëve, ky me paratë e Portit të Durrësit, ky me paratë e taksave të shqiptarëve, ky me lobimet që bën me mafien shqiptare dhe me mafien ndërkombëtare, për të përçarë opozitën, shpalli dhe loboi ‘non grata’ liderin historik të PD por gabon rëndë, sepse fundin, ka një Zot lart, fundin do ta ketë të hidhur.

Nuk e lëshon pushtetin se ka frikë, se ka luftë brenda llojit, se futi në burg miqtë e tij, bashkëpunëtorë e tij, ministra kryetarë bashkisë që bashkë me ta vodhi. 

Gjithë kjo varfëri, gjithë ky krim, gjithë ky korrupsion ka vetëm një emër, emri është dordoleci i Surrelit, njeriu me shallvare dhe atlete që turpëroi vendin.

Lini një Përgjigje