Në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, kryetari Sali Berisha tha se partia ka nevojë për ripërtëritje.
Berisha në fjalën e tij e vuri theksin te të rinjtë dhe gratë e vajzat dhe tha se PD ka njevojë për tu ripërtërirë dhe për një riorganizim të plotë.
“E patë çfarë tha avatari? ‘Skënderbeu avatar’ thotë se unë kushtova 100 euro, Diella 4 milionë. Ne do të përdorin teknologjinë për transparencën më maksimale. Teknologjinë do ta përdorim për transparencë maksimale dhe për t’i dhënë fund ikjes së të rinjve nga Shqipëria.
PD për tu ripërtërirë ka nevojë për një riorganizim të plotë. Instituti Amerikan ka përgatitur një platformë të detajuar për ripërtëritjen dhe ne do ta respektojmë deri në detaj. Në këtë ripërtëritje ne do të bëjmë çdo gjë, të hapim partinë në të gjitha nivelet, duke njohur edhe defektet dhe problemet tona. Duhet ridemsionojmë menjëherë rolin e të rinjve dhe grave në parti.Të rinjtë janë gjëja më e çmuar e PD. Gratë janë shumica, jo vetëm numerike, por edhe intelektuale e kombit sot. Është një potencial i jashtëzakonshëm për tu vënë në shërbim të shoqërisë. Kilometri i fundit nuk është i lehtë. Në maratonë, të gjithë e dinë se cila është pesha e kilometrit të fundit. PD ka qenë lokomotivë e proceseve integruese dhe prapë jemi.
Raportet e IBAR dhe Parlamentit Europian ngritën edhe çështje që i kemi denoncuar dhe ngritur ne. Ne qëndrojmë të pamposhtur në përpjekjen për integrimin e Shqipërisë në BE. Ai është ylli polar i yni. Ky integrim duhet të bazohet para së gjithash në meritë. Nga vendet që kërkojnë integrim nuk kërkohen ligje dhe kërkesa që cënojnë qytetarët”, tha Berisha.
Ai gjithashtu akuzoi kundërshtarët politikë për përpjekje për dobësimin e opozitës, por theksoi se këto tentativa kanë dështuar.
“Kjo parti nuk blihet, nuk shitet dhe nuk mposhtet kurrë”, deklaroi Berisha, duke shtuar se demokratët janë “gardianë të pluralizmit dhe të vlerave të lirisë”.
Lini një Përgjigje