TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Maj 2026, 13:39

"Jemi në kilometrin e fundin", Berisha: Ramën e kemi futur në 'rreth të kuq'! Do e rrëzojmë 

Shkruar nga Pamfleti
"Jemi në kilometrin e fundin", Berisha: Ramën e kemi futur
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përdori edhe në Kuvendin Kombëtar të partisë shprehjen e përsëritur prej muajsh se PD ndodhet në "kilometrin e fundit" drejt fitores. Një formulë që ai e ka përdorur vazhdimisht që nga nisja e protestave opozitare, por që deri më tani nuk është shoqëruar me zhvillime konkrete politike që do të afronin largimin e Edi Ramës nga pushteti.

Gjatë fjalës së tij para delegatëve, Berisha deklaroi se opozita ka kapërcyer të gjitha pengesat dhe se kryeministri Edi Rama është vendosur tashmë në "rreth të kuq". Sipas tij, beteja e demokratëve do të vazhdojë deri në largimin e Ramës nga qeveria, ndërsa ripërtëritja e Partisë Demokratike mbetet kusht për ndryshimin politik në vend.

"Sot jemi forca politike në kilometrin e fundit, në kilometrin që ecën drejt fitores. Në këtë kilometër, të fundit të kësaj maratone ne kemi detyra shumë të rëndësishme. I kapërcyem të gjitha barrikadat që na vunë para, e futëm në rreth të kuq narkodiktatorin. Diku e thërrasin Ramaduro, diku Edi Balluku, ndërsa ne do ta largojmë atë me çdo çmim nga pushteti. Demokratë e demokrate, ja ku jemi këtu t'u themi shqiptarëve se për ne flamuri kombëtar do mbetet në gjysmë shtizë gjersa flamuri i votës së lirë të shqiptarëve të valëvitet krah tij. Beteja jonë është betejë për flamur, dinjitet kombëtar dhe për lirinë e shqiptarëve", deklaroi Berisha. 

sali berisha kuvendi kombetar i pd

2 Komente

  1. V
    Vvv

    Vazhon tallja me dumbabistet nga trapi i vyshkur i Sali Ram Kulles. Ta gezoni deri ne vdekje Demonin komusit ju skllever DumSalist.

    1. m
      metri fundit

      Kilometri i fundit i surratit tat, genjeshtar, mashtrus, serbomath, Ti je ai qe po mban ne kembe Edi Ramen dhe po ndihmoni njeri tjetrin te grabisni cdo gje ne shqiperi dhe ti detyroni shqiptaret te emigrojne! Plehra qe per ju nuk do mjaftonte as gropa me e madhe septike ne bote. Bemat tuaja jane te paimagjinushme per nje vend dhe popull si Shaiperia.

      Lini një Përgjigje