TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Maj 2026, 13:29

“Berisha, kryetar shkatërrimtar”, Rama: Nuk jemi të rënë nga qielli, por përballë kemi humbësit kronikë

Shkruar nga Pamfleti
“Berisha, kryetar shkatërrimtar”, Rama: Nuk jemi të
Edi Rama

E kemi bërë Shqipërinë nga delen e zezë në një vend që është më afër se kurrë të një ëndrre historike. Ndjehuni krenarë për këtë parti e familje të madhe…

Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kryetar i PS-së, ishte i pranishëm në Lezhë, në kuadrin e një turi takimesh me socialistët dhe mbështetës të tij, me rastin e 35 vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste.

Ashtu siç edhe pritej, Rama nuk ka nguruar të thumbojë Partinë Demokratike, që e cilësoi një humbëse kronike që drejtohet nga një kryetar shkatërrimtar.

 “Vetëm Partia Socialiste që në krye të herës nuk ka lëvizur asnjëherë, asnjë milimetër nga vija e drejtë e mbrojtjes së interesit kombëtar dhe për këtë ka plot shembuj.

Por shembulli më kuptimplotë është ai që dallon si dita me natën, PS-në me kundërshtarët e saj politikë.

Siç ka ndodhur në 35 vite ndodh edhe sot. PS ndodhet përballë një fronti kundërshtarësh që nuk kanë lënë gjë pa thënë dhe nuk do lënë gjë pa thënë, ndërsa janë kthyer në humbës kronikë.

Ata e sulmuan brutalisht PS-në si parti të lidhur me Serbinë dhe shërbëtore të Beogradit. Por e vërteta është se ata që rrihnin gjoksin dhe gjuanin me gurë ditën PS-në, natën furnizonin me naftë Sllobodan Millosheviçin dhe makinerinë e tij të spastrimit etnik”, tha Rama.

Në vijim, kreu socialist u shpreh se megjithëse 35 vite janë pak për historinë, por janë shumë për të kuptuar jo vetëm peshën, por edhe impaktin e jashtëzakonshëm, PS mbetet vlerë e shtuar dhe ka një rol të padiskutueshëm në mbrojtje të interesit tonë kombëtar.

Ne iu qasëm në mënyrë të drejtë të shkuarës, shoqërisë dhe botës. Duken si fjalë të zakonshme, në kuptimin që duket gjëja më e zakonshme dhe normale që një forcë politike të ketë një qëndrim solid, të palëkundur dhe të kthjellët në raport me interesin kombëtar, por nuk është kështu. Po të ishte e zakonshme, do të ishte karakteristikë e të gjitha forcave politike, por është vetëm e PS”, tha Rama.

Në vijim, Kryeministri deklaroi se Partia Socialiste, që ditën e parë të marrjes në dorë të frenave të qeverisjes, u bë mbështetja më e fortë, mbështetja më e palëkundur dhe e përhershme e UÇK-së.

Çlirimtarët e Kosovës trajtoheshin si terroristë e përndiqeshin në Tiranë nga ata që sulmonin PS si të shitur te Beogradi.

Duket e zakonshme që një forcë politike të ketë marrëdhënie të drejtë me të shkuarën. PS e vetmja që u krijua si një shëmbëlltyrë e vendosmërisë dhe e kurajës së një grupi njerëzish për të ndarë të shkuarën me të ardhmen dhe për ta kthyer drejtimin nga e ardhmja, dhe mbeti e vetmja forcë që diti të ruajë me të shkuarën një marrëdhënie dinjiteti kombëtar dhe vërtetësie historike.

U bë njëkohësisht edhe forcë që nuk lejoi të përdhosej Lufta Nacional-Çlirimtare, por ua la turpin atyre që e patën dhe e kanë, duke iu kundërvënë luftës dhe duke e shfrytëzuar atë luftë si burimin e një përçarjeje më të thellë në ditët tona”, tha Rama.

Në vijim, Kryeministri deklaroi se ishin socialistët që me vendosmërinë e tyre miratuan Reformën në Drejtësi, duke pranuar kështu edhe kostot, duke ua lënë ‘shpatën’ njerëzve të drejtësisë.

Ne nuk jemi të rënë nga qielli, por kur vjen puna pamja flet vetë për ne. Flet vetë raporti me shoqërinë apo me votën. Është PS sot që ia ka ngritur kokën çdo shqiptari. E kemi bërë Shqipërinë nga delen e zezë në një vend që është më afër se kurrë të një ëndrre historike. Ndjehuni krenarë për këtë parti e familje të madhe”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij, ai u ndal edhe te kritikat dhe sulmet personale ndaj tij dhe familjes, duke i cilësuar ato si të padrejta dhe jonjerëzore.

Nuk kanë lënë gjë pa thënë për familjen time për njerëzit e mi, për të vdekurit në familjen time dhe kurrë nuk do dëgjoni. Sepse kjo nuk është njerëzore dhe ky është njerzillëku që ndan PS nga të tjerët”, u shpreh ai. /Pamfleti/

 

edi rama lezhe berisha ps

5 Komente

  1. M
    Malo

    Je Vjedhes votash Serial.

    1. d
      dfr

      Nuk ka pune votash.Vjedhja kryesore e Dekracise ne Shqiperi eshte Berisha..Eshte ai qe mban ne fuqi PS

    2. A
      A

      Jo mor jo nuk ke rene nga qielli por ke dale nga vrima e shejtanit dhe te ndihmon nje i rrjedhur.

      1. e
        eno

        Robi me legen me hajdut me demagog dhe me letyra ne planet. Langaraq burre qe ben si interesant. Kaq vlen.

        1. H
          Hyseni nga yzberishi

          Rama Berisha=MUT

          Lini një Përgjigje