TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Maj 2026, 13:42

Rama nga Lezha: Do ta luftojmë korrupsionin, edhe kur kostoja bie mbi ne

Shkruar nga Pamfleti
Rama nga Lezha: Do ta luftojmë korrupsionin, edhe kur kostoja bie mbi ne
Rama

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Partia Socialiste është e vendosur të vijojë luftën kundër korrupsionit, edhe kur kjo betejë ka kosto politike për vetë mazhorancën.

Gjatë takimit të zhvilluar në Lezhë në kuadër të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, Rama tha se qeveria do t’i lërë drejtësisë hapësirën për të vepruar.

“Jemi të vendosur të luftojmë korrupsionin dhe të marrim përsipër edhe koston duke ia lënë shpatën njerëzve të drejtësisë”, u shpreh kryeministri.

Sipas tij, Shqipëria ka nevojë për Partinë Socialiste, duke shtuar se kjo forcë politike ka ndryshuar imazhin e vendit.

“Është PS sot që ia ka ngritur kokën çdo shqiptari. E ka bërë Shqipërinë nga delen e zezë në një vend që është më afër se kurrë të një ëndrre historike”, tha Rama.

Kryeministri u ndal edhe te sulmet personale ndaj tij dhe familjes, të cilat i cilësoi të padrejta dhe jonjerëzore. “Nuk kanë lënë gjë pa thënë për familjen time, për njerëzit e mi, për të vdekurit në familjen time… Sepse kjo nuk është njerëzore dhe ky është njerëzillëku që ndan PS nga të tjerët”, deklaroi ai.

"Jemi të vendosur të luftojmë korrupsionin dhe të marrim përsipër edhe koston duke ia lënë shpatën njerëzve të drejtësisë. Ne nuk jemi të rënë nga qielli, por kur vjen puna tek pamja e madhe është një pamje që flet vetë për ne. Flet vetë raporti me shoqërinë apo me votën. Është PS sot që ia ka ngritur kokën çdo shqiptari. E ka bërë Shqipërinë nga delen e zezë në një vend që është më afër se kurrë të një ëndrre historike. Ndjehuni krenarë për këtë parti e familje të madhe.

Nuk kanë lënë gjë pa thënë për familjen time për njerëzit e mi, për të vdekurit në familjen time dhe kurrë nuk do dëgjoni. Sepse kjo nuk është njerëzore dhe ky është njerzillëku që ndan PS nga të tjerët", tha Rama në fjalën e tij të plotë.

Lini një Përgjigje