TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Nëntor 2023, 19:20

Berisha ndjen frikën e prangave dhe kërcënon: Nuk ka sanksion, nuk ka burg, nuk ka gjë në botë që mund të na ndalë!

Shkruar nga Pamfleti

Berisha ndjen frikën e prangave dhe kërcënon: Nuk ka sanksion,

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se po tenton të luajë të gjithë gurët pas akuzave që ka ngritur SPAK. Ai ka dalë sot në terren duke kërcënuar me protesta e revolta. Berisha ishte sot në Durrës, aty ku dhe përmendi dhe burgun.

Edi Rama e ka kuptuar që ne do e fitojmë këtë betejë dhe sapo u ngritëm në këmbë si një opozitë e vërtetë, e pamposhtur, si një opozitë që nuk mund ta shiste dhe blinte, vendosi sanksione duke besuar se do na tërheqë. Nuk ka sanksion, nuk ka burg, nuk ka gjë në botë që mund të na ndalë ne, ne jemi shpresa e vetme e shqiptarëve. Ne do shpëtojmë Shqipërinë, do shpëtojmë shqiptarët. Përpiqet të bëjë çdo lloj pazari, vetëm e vetëm të sigurojë karrigen e tij. Vërsulet si një tradhtar i egër kundër Kosovës.

U bëj thirrje se ju të gjithë e ndiqni politikën, për një moment mendojeni, Kosova kufizohet nga Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, dhe Shqipëria. Më thoni mua, a ka një kryeministër tjetër përveç Vuçiçit dhe Edi Ramës që sillet në këtë mënyrë ndaj Albin Kurtit dhe qeverisë së tij? Asnjë! Asnjë”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje