
Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur turin e takimeve në mbarë vendin me strukturat e PD, ku duket se po tenton të mobilizojë popullin për protesta. Ai u ndal sot në Durrës, ku paralajmëroi se kaosi në Kuvend do të vijojë, ndërkohë që e bëri të qarët se nuk ka ndërmend të krijojë parti të re.
“Parlamenti do u rikthehet qytetarëve vetëm kur Kushtetuta të zbatohet aty. Deputetët e parlamentit janë të vendosur për sakrificë sublime njëlloj si në vitin 1991, qytetarët e Durrësit bënë copa këtu përmendoren e Enver Hoxhës, në Shkodër të Stalinit, njësoj si Kavaja që përmbysi diktaturën. Sot të gjithë jemi të thirrur në fushë për aktet e guximit.
Në Parlament çfarë po bëjmë? Ne e dimë që ai nuk i plotëson kërkesat, por ne do qëndrojmë deri në pikën e fundit. Sepse ne duhet të vrasim frikën te të tjerët.
Këto janë akte, simbole të guximit, por duhen për të vrarë frikën. Se ka ngjallur frikë ky biri i xhelatëve. Ka ngjallur frikë te qytetarët. Pra, ka një kohë sot, ka një kohë për çdo demokrat.
Unë do ua them këtu, shumë nga ju mund të keni menduar se ne duhet të zgjedhim emër tjetër.
Jo, ne nuk do zgjedhim emër tjetër. Ai emër dhe demokracia e Shqipërisë, ai emër dhe pluralizmi, ai emër dhe shpresa e Shqipërisë, duhet të jetojnë dhe do jetojnë gjithmonë”, tha ai.
Lini një Përgjigje