TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Nëntor 2023, 14:09

Integrimi në vendnumëro: Në 17 muaj nuk u realizua asnjë nga 35 kapitujt e negociatave

Shkruar nga Pamfleti
Integrimi në vendnumëro: Në 17 muaj nuk u realizua asnjë nga
Seanca /

Dështimi i mbledhjes së Këshillit të Integrimit për bilancin e plotësimit të kapitujve të negociatave, ku do ishin diplomatët e BE, ishte skenar i përbashkët i Bablokut, “Non gratës” e Ilir Metës, për zvarritjen e futjes së Shqipërisë në BE...

Dështuan punimet e komisionit parlamentar, për plotësimin e kapitujve të negocimit, ku filloi të lexohej një raport pa bilanc pune të komisionit të integrimit, ku përveç 130 ekspertëve me paga e dieta ministrash, bëjnë pjesë ministrat, zv/ministrat dhe 20 këshilltarë të kryeministrit.

Thuhet, se dështimi i mbledhjes ku do asistonin diplomatët e vendeve të BE, ishte skenar i Bablokut, “Non gratës” e Ilir Metës me deputetët e tyre, si e vetmja mundësi për të fshehur lojën e përbashkët në zvarritjen e procesit të integrimit.

Sepse qeveria, nuk ka çfarë të raportojë për procesin e integrimit, ngaqë nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim, mbasi treshja mafioze që sundon Shqipërinë prej 30 vitesh e që prej 10 vitesh drejtohet nga Edi Rama, nuk ka synim hyrjen në BE, por lënien e Shqipërinë jashtë saj.

Ky synim bllokues i rrugës drejt BE, është arsyeja që në 17 muaj pas hapjes së negociatave, qeveria e politika shqiptare nuk kanë plotësuar asnjë prej 35 kapitujve të negociatave.

Sipas platformës të Këshillit Integrues të BE dhe sipas premtimit të qeverisë, në qershor 2023 duhej të ishin plotësuar 3 kapituj të negociatave dhe të kishte nisur puna për 5 kapituj të tjerë.

Me rekomandim të KiE, Shqipëria e filloi punën me kapitujt numër, 3, 5 e 8 nga që ishin më të thjeshtë për tu plotësuar, por në 17 muaj nuk është miratuar as baza e tyre ligjore, kur sezoni i qeveritar i shtatorit 2023, duhej të kishte nisur me zbatimin e tyre konkret sipas sektorëve.

Nuk është realizuar Kapitulli nr. 3, i cili përcakton të drejtën e vendosjes së qytetarëve në vendim-marrjen e qeverisë, si dhe liria e tyre, për të ofruar e marrë shërbime pa kufizime dhe jashtë imponimit e klientelizmit të qeverisë, si një nga katër të drejtat themelore për tu bërë qytetar i BE-së, ndërsa Babloku i merr vendimet pa pyetur as ministrat e parlamentin.

Ky kapitull përfshin veprimtaritë industriale, artizanale dhe aktivitetet tregtare; njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve e diplomave midis gjithë shteteve anëtare dhe si dhe hapjen e konkurrencës së lirë, pa monopole apo oligopole në shërbimet elektronike e postare.

I pa realizuar është Kapitulli nr. 5, që lidhet me pronësinë intelektuale, mbrojtjen e të drejtave të autorit e pronësisë industriale; por çështja kryesore e këtij kapitulli, është mbrojtja e bazave  të dhënave shtetërore e të qytetarëve, që qeveria i ka nxjerrë disa herë publikisht.

Ndërsa Kapitulli nr. 8, detyron qeverinë shqiptare, të krijojë mjedis të plotë e të sigurt për tregun e brendshëm, ku operatorët ekonomikë të jenë të barabartë në konkurrencën me njëri-tjetrin.

Pra, kushti i BE në këtë kapitull është ky: dhënia fund e klientelizmit në tenderët, ankandet e privatizimet publike, si dhe ndalimi i pozitave dominuese në treg, dhe mos krijimin e monopoleve koncesionare, ose licencave të tilla që u jepen me vendime qeverie.

Për këta 3 kapituj, më 13 tetor 2023, kryeministri Edi Rama i ka dërguar një justifikim zyrtar Këshillit të Integrimit të BE, ku i thotë se mos realizimi i bazës ligjore për 3 kapitujt e parë të negociatave, ka si shkak pengesat e opozitës në parlament.

Ky është mashtrim, mbasi 11 ligjet e këtyre 3 kapitujve të negociatave miratohen me shumicë të thjeshtë 71 vota, ndërsa qeveria ka në parlament 74 votat e saj, 3 votat e partisë së Tom Doshit dhe 4 votat e partisë së Shpëtim Idrizit që votojnë çdo ligj./Pamfleti

Lini një Përgjigje