TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Nëntor 2023, 11:32

Kryeministri i Oligarkëve/ 8.5 milionë Euro nga buxheti i Shtetit për ujësjellësit e 15 investitorëve strategjikë

Shkruar nga Pamfleti
Kryeministri i Oligarkëve/ 8.5 milionë Euro nga buxheti i Shtetit
Edi Rama, kryeministri i Oligarkëve /

Ujësjellësi do furnizojë dhe resortin e Olta Xhaçkës, por me urdhër të Bablokut janë ndërtuar ujësjellës, stacione elektrike e rrugë të personalizuara për resortet e oligarkëve dhe investitorëve strategjikë Artan Dulaku në Sarandë, Orikum e Lalz; Milo Gjikuria në Himarë, Luan Bregasi në Durrës etj.etj

Një dokument zyrtar, tregon se Edi Rama e ndryshoi buxhetin e vitit 2023 vetëm 2 muaj para fundit të vitit, për ti dhuruar miliona Euro miqve të tij qeveritarë, oligarkë, aktorë, këngëtarë, sportistë, trafikantë e vrasës me pagesë, që i ka shpallur “investitorë strategjikë” me ndërtesa, toka e plazhe pronë shteti, të dhënë falas për 30 vite.

Dokumenti është njoftimi i një tenderi të shpallur më 6 nëntor 2023, të cilin qeveria do ta bëjë nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizime e Mbetjeve, me objekt:  Furnizimi me ujë i zonës së Investimit Strategjik në Draleos, Drimadhes e Dhërmi.

Kryeministri i Oligarkëve/ 8.5 milionë Euro nga buxheti i Shtetit

Fondi limit i këtij investimi, do jetë 8.5 milionë Euro me TVSH nga taksat e shqiptarëve; të cilat, kryeministri Edi Rama me urdhrin e tij, do ti harxhojë për të ndërtuar ujësjellës të posaçëm për 15 resortet e miqve dhe klientëve të tij në Himarë.

Pasi u ka dhënë lejet, licencat, tokat e plazhet publike falas për 30 vite e pa asnjë taksë, Babloku ndryshoi buxhetin dhe u hoqi shtresave në nevojë 21 milionë Euro, për tu ndërtuar investitorëve strategjikë edhe ujësjellës falas me fondet e shtetit.

Themi 21 milionë Euro, sepse përveç fondit prej 8.5 milionë Euro për ujësjellësin e 15 resorteve të oligarkëve në zonën Draleos, Drimadhes e Dhërmi, në  muajin prill 2024 do financohet faza e dytë me vlerë 13 milionë Euro, për ndërtimin e ujësjellësve të 20 resorteve tjerë që po ndërtohen në Himarë, Borsh, Vlorë, Sarandë, Orikum.

Në njoftimin qeverisë, thuhet se fondet janë akorduar nga buxheti i shtetit, ndërsa data e zhvillimit të tenderit, është caktuar më 16 nëntor 2023, me qëllim që mbyllja e procedurave të bëhet para mbylljes së vitit.

Përveç këtij ujësjellësit që favorizon edhe resortin e Olta Xhaçkës, me urdhër të Bablokut e fonde të shtetit, janë ndërtuar ujësjellës, stacione elektrike e rrugë për resortet e oligarkëve dhe investitorëve strategjikë Artan Dulaku në Sarandë, Orikum e Lalz; Milo Gjikurisë në Himarë, Luan Bregasit në Durrës etj.etj./Pamfleti

Lini një Përgjigje