TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Nëntor 2023, 22:25

Afera CEZ-DIA/ Romeo Kara rrëzon alibinë e Metës: Padia është bërë në vitin 2017, e mbajti peng mikja jote që ke në SPAK!

Shkruar nga Pamfleti

Afera CEZ-DIA/ Romeo Kara rrëzon alibinë e Metës: Padia

Juristi Romeo Kara ka rrëzuar alibinë e Ilir Metës se po sulmohet politikisht për aferën CEZ-DIA. Meta tha në një intervistë sot se padia e juristit Romeo Kara ndaj tij u bë në vitin 2019, kur ai kishte përplasje shumë të forta me qeverinë për anëtarët e Kushtetueses.

Por juristi ka reaguar në rrjetet sociale ku deklaron se padia është bërë dy vite më herët, në vitin 2017. Sipas tij, padia ka qenë te Krimet e Rënda dhe është mbajtur atje peng për disa vite nga një prokurore që sot madje është në SPAK.

Një përgjigje e shkurtër dhe koncize për Metën, që gënjen ditën për Diell dhe natën për Hënë.

Kallëzimi im ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të tij, lidhur me aferën DIA-CEZ, është bere zyrtarisht dhe publikisht gjithashtu me 18 Tetor 2017 dhe jo me 2019, siç pretendon ai.

Nëse nuk beson, mund te pyesë miken e tij prokurore në SPAK, e cila e ka pasur këtëç çështje pikërisht në atë kohe, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Kallëzimi është i vërtetë, faktet dhe provat po ashtu, ndërsa alibia e tij duke sulmuar kallëzuesit, është e vetmja gjë e rremë në këtë çështje”, shkruan ai.

 

Lini një Përgjigje