TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Nëntor 2023, 20:47

Afera CEZ-DIA, Meta sulmon dëshmitarin kyç të dosjes: Është i blerë, ka shpifur kundër meje

Shkruar nga Pamfleti
Afera CEZ-DIA, Meta sulmon dëshmitarin kyç të dosjes:
Ilir Meta dhe Elvis Mata

Ashtu si Berisha, edhe Ilir Meta po përdor tezën se po goditet politikisht nga drejtësia...

Afera CEZ-DIA ka filluar të shqetësojë shumë ish-presidentin Ilir Meta. Ai ngjiti për herë të dytë shkallët e SPAK-ut të enjten, ku u mor në pyetje. Sipas informacioneve, Prokuroria po shkon drejt mbylljes së dosjes dhe një ndër personat kyç që ka fundosur Metën është Elvis Mata.

Ky i fundit ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i Metës, themelues i LRI dhe ka qenë personi kyç në DIA. Mësohet se Mata ka folur dhe ka rrëfyer gjithçka, duke u kthyer në një dëshmitar të penduar. Por duket se kjo ka alarmuar Metën, i cili sot e ka sulmuar për herë të parë publikisht duke i bërë presion. Sipas Metës, ai është i blerë dhe ka shpifur kundër tij, pasi Meta pretendon se nuk ka kryer asnjë shkelje.

Këta persona kanë qenë punonjës të DIA. Kanë dhënë dëshmi në të kaluarën. Elvis Mata ka dhënë dy herë dëshmi në Arbitrazh dhe ka dhënë dëshmi dhe në procese brenda vendit dhe nuk e ka përmendur emrin tim. Por në vitin 2015, kur kjo histori u hap politikisht, ai i jep një intervistë një gazetari, i cili është nga këta që qarkullojnë dezinformacione, me porosi të një ish-ministri në kohën kur u bë marrëveshja dhe të gjitha shpifjet vijnë sepse ky person ishte i paditur penalisht, ja mbyllën çështjen për ta përdorur si dëshmitar të rremë. Por në vitin 2015 bashkëshortja e tij ishte administratore e njërës prej kompanive që mblidhte borxhet dhe që ishte ndjekur penalisht nga Prokuroria për falsifikime dhe manipulime. Që nga ajo kohë është një bashkëpunëtor i mazhorancës ku bën vetëm shpifje e shantazhe”, tha ai në një emision.

I pyetur nëse i trembet dërgimit të dosjes në gjykatë, Meta pretendon se është i kulluar dhe nuk ka bërë asnjë shkelje. Ai ka vijuar me sulmet ndaj juristit Romeo Kara, i cili e ka paditur.  

E kam shumë të qartë rolin tim dhe e kam të qartë gjithë diktatin politik në këtë çështje që është gjykuar. Por është hapur në një moment siç është dhjetori i vitit 2019 kur ka qenë kulmi i përplasjeve të mia me mazhorancën për të penguar kapjen e Kushtetueses. Absolutisht që personi i përdorur është një person i dënuar për dhunë në familje. Person që ka punuar në DIA dhe që që është punonjës i OSHEE. Punonjës i shtetit aktual”, tha ai.

Meta akuzoi Ramën se ka futur një frymë diktatoriale, teksa ishte në të njëjtën linjë me Berishën, duke deklaruar se procesi ndaj tij është i dirigjuar nga vetë kryeministri. Pra si Meta ashtu dhe Berisha po kapen pas tezës se po sulmohet opozita politikisht. /Pamfleti

meta mata cez-dia

Lini një Përgjigje