TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Nëntor 2023, 20:18

“Të thuash që Basha është opozita, bën mëkat”, PD i përgjigjet Berishës: Për t'iu fshehur SPAK-ut gënjen edhe veten

Shkruar nga Pamfleti

“Të thuash që Basha është opozita, bën

Partia Demokratike i është përgjigjur deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili tha se bën mëkat ta quash Lulzim Bashën opozitë.

Në deklaratën e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Mirela Karabina thuhet se në fakt deklaratat e Berishës “nuk habisin më askënd, pasi fushata e tij e mjerueshme tregon se ai për interesat e tij personale është gati të bëjë gjithçka, të gënjejë e mashtrojë duke përgënjeshtruar edhe vetvetven”.

Në akuzat e tij, Berisha përmendte edhe çështjen e Bashës me McGonigal, por në reagimin e PD thuhet se “McGonigal ka pranuar para gjykatës të gjithë operacionin kriminal me qëllim përbaltjen e Lulzim Bashës dhe është dënuar”.

“Për fatin e keq të Sali Berishës, me gjithë manipulimet prit e ngjit, ua faktoi dhe gazetari duke deklaruar se nuk kanë gjetur asnjë lidhje me financime ruse, e madje duke theksuar edhe faktin se hetimet u nisën nga McGonigal për shkak të bashkëpunimit të tij të ngushtë me zyrtarë të lartë shqiptarë”, shprehet Karabina.

Deklarata e plotë:

Tymueset e Sali Berishës për t’ju fshehur hetimeve të SPAK, nuk habisin më askënd. Fushata e tij e mjerueshme tregon se ai për interesat e tij personale është gati të bëjë gjithçka, të gënjejë e mashtrojë duke përgënjeshtruar edhe vetvetven.

Edi Rama dhe Sali Berisha, ishin dhe janë bashkë në përpjekje për të mbrojtur interesat e tyre dhe për të mos u përballur me drejtësinë.

McGonigal ka pranuar para gjykatës të gjithë operacionin kriminal me qëllim përbaltjen e Lulzim Bashës dhe është dënuar.

Për fatin e keq të Sali Berishës, me gjithë manipulimet prit e ngjit, ua faktoi dhe gazetari duke deklaruar se nuk kanë gjetur asnjë lidhje me financime ruse, e madje duke theksuar edhe faktin se hetimet u nisën nga McGonigal për shkak të bashkëpunimit të tij të ngushtë me zyrtarë të lartë shqiptarë.

Përpjekjet e mjerueshme për të ricikluar shpifjet e kundërshtarit politik, tregojnë hallin e madh të Sali Berishës. Ashtu si nuk e zgjidhi dot hallin me amerikanët dhe britanikët në 2 vjet mashtrime dhe sulme ndaj Lulzim Bashës, ashtu as nuk e fsheh as nuk e zgjidh dot me mashtrimet e dala boje as hallin që ka me SPAK.

Aleanca e kullave dhe ‘Non-grata-ve’ nuk do ta dëmtojnë dot PD e as nuk do ta mbajë peng Shqipërinë me paratë e krimit dhe korrupsionit që po financon baltën mediatike dhe politike për ti ikur drejtësisë.

karabina basha berisha

Lini një Përgjigje