TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Nëntor 2023, 21:17

Edhe Kryemadhi nën hetim nga SPAK? Meta nuk e mohon, vijon me sulmet ndaj drejtësisë

Shkruar nga Pamfleti

Edhe Kryemadhi nën hetim nga SPAK? Meta nuk e mohon, vijon me sulmet ndaj

Ilir Meta ka qenë sot në një studio televizive dhe nuk e ka mohuar se edhe bashkëshortja e tij është në hetim nga SPAK.

Ai u pyet nga gazetarja në studio se ka informacione që Monika Kryemadhi po hetohet dhe ish-presidenti vijoi me akuzat duke thënë se ajo është denoncuesja kryesore e aferës së inceneratorëve dhe shumë çështjeve të tjera, ndërsa thekson se është normale dhe e pritshme thirrja e saj në SPAK.

Ka me dhjetëra procedime të rreme, kallëzues të rremë dhe mos harroni se Kryemadhi është denoncuesja kryesore e aferës se inceneratorëve dhe shumë çështjeve të tjerave. Kështu që kjo është normale dhe e pritshme për të çfokusuar opinionin nga aferat që po ndodhin dhe që janë flagrante.

Habitem me sa shpejtësi regjistrohen kallëzime që çohen nga persona të dënuar në të kaluarën, ndërkohë nuk ka përgjigje për shumë kallëzime me fakte dhe prova nga njerëz me autoritet publik”, tha kreu i PL, në një intervistë për “Syri TV”.

Lini një Përgjigje