Vetë kreu i Partive Socialiste Europiane ka kritikuar paktin mes Ramës dhe Melonit për refugjatët…
Kryeministri Edi Rama ka marrë një shuplakë të fortë nga Partitë Socialiste Europiane. Edhe pse e majta italiane u tërhoq nga kërkesa për përjashtimin e tij nga PSE, duket se sot sinjalet janë dhënë se dita mund të mos jetë e largët.
Vetë kryeministri shqiptar ka disa ditë që trumbeton se pakti është përtej së majtës dhe së djathtës, por për socialistët evropianë bashkëpunimi me ekstremin e djathtë është i papranueshëm.
Vetë kreu i PSE, Stefan Lofven ka deklaruar se ata nuk janë dakord me paktin që Rama ka firmosur me Giorgia Melonin, duke i dhënë goditje të fortë Ramës.
"Migracioni duhet të menaxhohet duke përdorur një kornizë progresive. Ne duhet të promovojmë shtigje gjithëpërfshirëse, duhet të gjejmë mënyra për ta bërë atë një fitore për shoqëritë tona dhe për emigrantët, ky është modeli që propozojnë socialistët. Jo mënyra në të cilën qeveria e ekstremit e drejta në Itali kërkon të transferojë kërkesat për azil në Shqipëri”, tha ai në përmbyllje të fjalës së së tij përmbyllëse të kongresit socialist në Malaga.
“Migracioni ka ekzistuar për aq kohë sa ka ekzistuar njerëzimi dhe e djathta është demagogjike kur thotë se mund ta ndalojë, këto janë politika të destinuara të dështojnë”, shtoi Lofven.
I vetmi që doli në krah Ramës është kancelari gjerman Olaf Scholz. Ky i fundit po mendon të bëjë të njëjtën gjë në Gjermani me emigrantët dhe është ndër të paktët që mbështet paktin. Vetë kancelari e ka hedhur si ide transferimin e refugjatëve në vendet e treta dhe duket se tani do të ketë një ndarje brenda BE. Shpresojmë që kryeministri ynë të mos dalë dhe tu bëjë nder edhe gjermanëve duke pranuar refugjatët e tyre.
Më 6 nëntor 2023 kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e migrantëve të shpëtuar në det nga anijet italiane. Sipas marrëveshjes për emigrantët porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë, edhe pse do ketë lëvizje të vazhdueshme të tyre, ardhje dhe largime të reja.
Lini një Përgjigje