
Ish-kryeministri Berisha ka folur lidhur me atentati në Dobraç të Shkodrës ku mbetën të vrarë Hamza Lici, Arlind Bushati, një kalimtare e rastit dhe u plagos bashkëshorti i saj.
Ai ka deklaruar se ngjarja e djeshme pati mbështetjen e policisë. Berisha hodhi akuza të forta ndaj policisë, duke thënë se krimi i ndodhur ishte i paralajmëruar, ndërsa autorët kishin çdo të dhënë për përgatitjen e saj.
“Nuk e kam të sigurt burimin, por në pritë i nxori dikush nga policia që u devijoi rrugën Licit dhe Bushatit”, tha Berisha në një deklaratë për mediat.
"Tre qytetarë u ekzekutuan dhe 1 i katërt lufton me vdekjen në shtratin e reaminacioni. Shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Basha për tragjedinë që u ndodhi, familjes Bushati dhe familjes Lici.
Asnjëri nga ata që humbën jetën nuk rezulton të ketë pasur gjer sot asnjë problem me drejtësinë, në veçanti çifti Basha. U gjendën rastësisht në vendin e pritës, teksa ktheheshin nga puna në fermën e vogël me të cilën mbanin fëmijët.
Masakra e djeshme është vazhdim i një seri aktesh terroriste, atentatesh të ndodhura muajt e fundit në Shkodër të fshehura nga policia e Shkodrës apo të injoruara totalisht në gjetjen dhe arrestimin e atentatorëve.
Masakra e bandës qeveritare në Shkodër, vjen pas të korrikut ku u plagosën tre të rinj, dy prej të cilëve u shtruan në spital por u fsheh. Vjen pas asaj të shtatorit, se policia e di ush është atentatorit por nuk iu bë një pyetje e vetme nga policia.
Vjen pasi Arlind Bushati 3 javë më parë u përball me atentatorë të cilët u shkrehu revolveri që iu drejtuan dhe me të drejtë si çdo qytetar i riu Arlind Bushati iu drejtua policisë së shtetit.
Ngjarja e djeshme thuhet se pati mbështetjen e policisë.
Ishte e paralajmëruar dhe kishin çdo të dhënë për përgatitjen e saj. Nuk kam të sigurt burimin, por në pritë i nxori dikush nga policia që u devijoi rrugën Licit dhe Bushatit.
Kjo masakër nuk mund të mos lidhet me vendimin e Ramës për të kandiduar në Shkodër. Rama e di që është njeriu më i urryer nga Shkodra dhe shkodranët”, u shpreh Berisha.
Lini një Përgjigje