Kryeministri Edi Rama tha se opozita ka përjashtuar veten nga dialogu politik dhe kjo nuk ka të bëjë me verimet e shumicës ndaj saj.
“Problemi është që kur duhet të vallëzosh, duhen dy vetë. Dhe nuk hidhet vallja nëse të dy nuk duan ta hedhin vallen. Kush është për dialog sot, është shumë e thjeshtë. Kush është i gatshëm të flasë. Kush nuk është për dialog është shumë e thjeshtë, kush nuk është i gatshëm të flasë”, tha Rama në një konferencë për mediat.
“Ndjehen të përjashtuar, më vjen shumë keq, është vetëpërjashtim absolut pa asnjë bazë faktike të lidhur me qëndrimet tonë. Është zgjedhja e tyre legjitime. Jemi vend i lirë, demokratik, secili bën zgjedhjen e vet. Edhe zgjedhja për të vrarë veten... politikisht, është legjitime, nuk e ndalojmë dot”.
Ambasadori Silvio Gonzato vuri theksin tek nevoja urgjente për dialog mes palëve politike për Reformat drejt BE ndërsa shprehu shqetësim orvatjet për të ndikuar në fushën e drejtësisë.
“Shqetësim orvatjet për të ndikuar në fushën e drejtësisë... Nevojë urgjente për dialog mes palëve politike për Reformat drejt BE.... Korrupsioni mbetet shqetësim serioz, SPAK ka bërë punë konkrete’ theksoi ambasadori ndërsa nënvizoi se “Institucionet duhet të denoncojnë në SPAK rastet e korrupsionit”, tha ai.
Ambasadori u ndal dhe tek fusha e medias ku nënvizoi ser duhet të vijohet më tej puna në këtë fushë.
Lini një Përgjigje