TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Tetor 2024, 11:01

Vizita në SPAK, deputetja e PD informon Gaz Bardhin pas daljes nga prokuroria

Shkruar nga Pamfleti
Vizita në SPAK, deputetja e PD informon Gaz Bardhin pas daljes nga
Elda Hoti dhe Gaz Bardhi

Deputetja e PD-së, Elda Hoti është paraqitur në Kuvend pasi u mor në pyetje nga Prokuroria e Posaçme mëngjesin e sotëm, në lidhje me lëndën e lëngshme që hodhi drejt ligjvënësve të PS-së në seancën e 17 Tetorit.

Pas daljes nga SPAK, ku ka dhënë sqarime, Elda Hoti ka mbërritur në Kuvend ku është takuar në oborr me kreun e Grupit të PD-së, Gazment Bardhi.

Duket se biseda e tyre është fokusuar tek thirrja në SPAK, ku Elda Hoti ka informuar Gazment Bardhin për marrjen në pyetje.

Deputetja demokrate, Elda Hoti është paraqitur sot në SPAK për t’u pyetur lidhur me incidentin e 17 tetorit në Kuvend, ku spërkati me një lëng deputetët.

Si person në dijeni, Hoti u pyet mbi lëngun që hodhi në drejtim të deputetëve. Në një prononcim për mediat, Hoti tha se para SPAK deklaroi të njëjtën gjë si në Kuvend, pra që lëngu ishte aromatizues.

Deputetja e PD përfundoi në SPAK, pasi kallëzimit të policisë së Tiranës. Ajo tha për mediat se drejtësia po përdoret nga Edi Rama për të goditur opozitën kur i prishet qetësia.

elda hoti

Lini një Përgjigje