TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Tetor 2024, 10:47

“Nuk na bën më përshtypje thirrja në SPAK", Sula: Krenarë që nuk shkojmë për korrupsion!

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk na bën më përshtypje thirrja në SPAK", Sula:

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka hedhur akuza ndaj qeverisë duke thënë se vetëm vjedhin.

I ulur këmbëkryq në hyrje të Kuvendit, Sula ka komentuar thirrjen në SPAK të deputetes Elda Hoti. Ai tha se janë mësuar tashmë me thirrjet në SPAK, teksa shtoi se është krenar pasi nuk shkojnë as për korrupsion e as për vjedhje të fondeve.

Deputeti i PD u shpreh se aksionin e tyre e kanë për Shqipërinë.

“Edhe këtu vjedhin. Jemi të pangopur. Këta gjithë natën mendojnë sesi do vjedhin në mëngjes. 8 milionë e 900 mijë të ngarkuar Bardhit, Nokës, Hotit dhe Nallbatit. Nëse iu ka shpëtuar ndonjë, e kanë futur brenda. Ne u mësuam tani, s’na bën përshtypje. Krenar jemi që nuk shkojmë për korrupsion dhe vjedhje të fondeve publike.

Këto janë i vetmi shtet në Europë që të dënojnë pa ligj, pa kushtetutë dhe pa rregullore. Aksionin po e bëjmë për Shqipërinë”, tha Sula.

Momente tensioni ka pasur brenda dhe jashtë Kuvendit, pasi deputetët e përjashtuar të Partisë Demokratike kërkojnë të hyjnë në seancë por nuk janë lejuar nga Garda.

Lini një Përgjigje