TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Tetor 2024, 10:25

Opozita kaos brenda dhe jashtë Kuvendit, deputetët bllokojnë foltoren; ndërhyn Garda

Shkruar nga Pamfleti
Opozita kaos brenda dhe jashtë Kuvendit, deputetët bllokojnë
Opozita kaos brenda Kuvendit

Teksa nisi qetë, nuk ka vijuar e tillë seanca e sotme e Kuvendit.

Pak pasi nisën fjalën ministrat, deputetët e opozitës të cilët ndodhen në sallë, i janë afruar foltores dhe nuk kanë lejuar që të vijohet fjala.

Në hollin e Kuvendit janë futur Jorida Tabaku, Albvana Vokshi, Oerd Bylykbashi, Ferdinand Xhaferri

Menjëherë më pas ka ndërhyrë Grada, e cila është bërë “gardh” para foltores.

Ndërkohë momente tensioni ka edhe para Kuvendit, ku deputetët e përjashtuar të Partisë Demokratike kërkojnë të hyjnë në seancë por ndalohen nga garda.

Hape! Hape! T’ju vijë turp! Ku jemi këtu në Kore të Veriut! E keni kthyer në diktaturë. Mos u përdorni nga Edi Rama”, tha Asllan Gjoni.

Flamur Noka tha në një prononcim për mediat se nuk i përjashton dot ‘narkosi’ por vetëm vota e qytetarëve.

Noka: Çdo kuvend ka mision, të përcjellë zërin e zgjedhësve dhe ne atë detyrë kemi. Na përjashton vetëm populli e vota, s’na përjashton dot askush pavarësisht dëshirave të narkos apo 5 mln eurove të doganave.

Deputetët e përjashtuar të PD-së, të cilët nuk u lejuan të futen brenda në Kuvend, janë ulur këmbëkryq në oborr.

Po ashtu deputetët kanë nxjerrë jashtë karriget e sallës së seancës plenare.

Ende nuk dihet se çfarë do të bëhet me ta, ndërsa shihet se janë 4 karrige të kthyera përmbys.

Kujtojmë se në një nga seancat plenare, karriget janë djegur para godinës.

Opozita kaos brenda dhe jashtë Kuvendit, deputetët bllokojnë

Opozita kaos brenda dhe jashtë Kuvendit, deputetët bllokojnë
Deputetët e PD dalin jashtë me karriget e tyre në duar

Lini një Përgjigje