TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Tetor 2024, 10:22

Arrestimi i Çyrbes dhe Salianjit, betohen në Kuvend dy deputetët e rinj

Shkruar nga Pamfleti
Arrestimi i Çyrbes dhe Salianjit, betohen në Kuvend dy
Arrestimi i Çyrbes dhe Salianjit

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën plenare sot në orën 10:00 ku u bë edhe betimi i dy deputetëve të rinj të Kuvendit të Shqipërisë, Erjon Meka dhe Andrea Mano.

Erjon Meka u betua si zëvendësues i Jurgis Çyrbjas, deputetit socialist nga Durrësi, i cili është arrestuar së fundmi.

Meka u pa të hynte në sallë krah deputetit socialist të Shijakut, Ilir Ndraxhi. Ndërkohë, nga radhët e Partisë Demokratike u betua Andrea Mano, i cili merr vendin e Ervin Salianjit në listën e Korçës, pasi ky i fundit u arrestua pas vendimit të Gjykatës së Apelit për kallëzim të rremë.

Nga ana tjetër, vendi vakante në radhët e socialistëve u krijua pas dorëheqjes së Çyrbjas, i cili u arrestua më 20 tetor. Ai akuzohet për lidhje me një grup kriminal në Durrës, me dyshimet se ka përdorur platformën e koduar Sky ECC për të informuar grupin mbi lëvizjet e organeve ligjzbatuese.

arrestimi i Çyrbes dhe salianjit

Lini një Përgjigje