TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Tetor 2024, 21:32

A do të kthehet Monika Kryemadhi në një të penduar të drejtësisë?

Shkruar nga Pamfleti

A do të kthehet Monika Kryemadhi në një të penduar të

Sonte në 'Të Pashoq' do te ndiqni avokat Arben Llangozin, i cili kalon në 'skaner' dosjet e nxehta të SPAK, që nga Ilir Meta, Sali Berisha, dhe ato që do të 'plasin' së shpejti me arrestime të reja të bujshme.

Avokati u shpreh se nuk është çudi që Monika Kryemadhi mund të kthehet në një të penduar të drejtësisë.

Unë duke njohur natyrën e zonjës Kryemadhi dhe duke parë reagimet që është frikësuar, është e gatshme të bëhet bashkëpunëtore. Kjo është një ofertë që SPAK t’ia vërë në tavolinë dhe ajo të përfitojë ulje dënimi dhe të tregojë të vërtetën.  SPAK po godet politikanë dhe askush nuk ka marr guximin dhe t’i shërbejë atdheut dhe të tregojë të vërtetën se si funksionon shteti. Partia e Lirisë apo LSI ka qen në koalicion me Kryeministrin dhe ata dinë shumë veprime që janë bërë në mënyrë korruptive. Duhet që këta politikanë të dalin dhe të tregojnë të vërtetën dhe t’i shërbejë interesit publik. Që do dënohet Meta dhe Kryemadhi kjo nuk diskutohet”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje